Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
51 %
1kmh
0 %
Enj
29 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Artan Lame thirrje publike: Nëse jeni inxhinierë hajdeni nesër te Kadastra, pasnesër filloni punë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka bërë sot për të dytën herë një thirrje publike sa i takon punësimeve të reja në Kadastrën e Shqipërisë.

Lame tha se shumë drejtorë, inspektorë e specialistë do të ikin nga puna, pasi nuk janë për atë vend pune.

Ai tha gjatë një bisede në News24 se kush ka mbaruar për inxhinier dhe ka çdo letër në rregull, nuk është i dënuar apo probleme të tjera, të paraqitet në Kadastër, pasi do të fillojë punë menjëherë.

Artan Lame: Reforma në fushën e pronës ka dy komponentë ligjorë, dhe vetë struktura e këtij institucioni që ka nevojë për t’u përmirësuar. Në thirrjen e djeshme kishte dy elementë, ejani provoni veten, kadastra ka një volum pune kolosale. Unë dola dje për ato pak gjëra problematike, nuk duhet të mburremi dhe duhet të ulim kokën ndaj gjërave që nuk funksionojnë. Ndaj fokusohem tek problemet. Ka specilaistë që vazhdojnë me idenë sesi të gjejnë mënyrën për ta shtyrë për nesër. Ka drejtues që e konsiderojnë vendin e punës se shiko se ça kemi bërë dhe nuk lëvizim nga vendi i punës. Ka punonjës aty që mbushin një copë letër dhe ia japin qytetarit demek i kanë zgjidhur punë, hë se ta dhashë përgjigjen, por jo. Ti e hoqe qafe për momentin, por ai nesër do të të vijë prapë derisa ta zgjidhi hallin që ka. Kështu nuk ka më, kjo do të marrë fund. Kjo vlen për nivel specialistësh dhe inspektorësh e deri tek i fundit, nuk ka të pazëvendësueshëm, që nga Artan Lame deri tek pastruesja. Ka disa që duhet ta kuptojnë që s’janë për këtë punë. Kush duhet të vijë? Po të hapësh facebookun e institucionit ka shumë thirrje për punonjës. Janë ata çunat e lagjes që rrinë kot dhe thonë eh futja kot thonë, eh janë të shitme vendet e punës, etj. Unë dje bëra sfidë publike. po e them publikisht, çdo djalë a vajzë, burrë a grua, që i ka letrat në rregull dhe është inxhinier, të vijë nesër dhe pasnesër fillon punë. Për inxhinierët nuk ka filtër, për topografët, për juristët dhe ekonomistët është ndryshe, do kalojnë në filtër.

Lexo edhe: Artan Lame kërkon drejtorë të rinj te Kadastra: Të komanduarit do ikin, edhe ata që s’jusfitikojnë punën! Po zvarrisin qytetarët

Më shumë

spot_img
spot_img