Tirana
overcast clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
2.1kmh
90 %
Hën
10 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Artan LAME rreshton 21 fituesit e konkursit dhe thotë: Ju sfidoj të më gjeni nipi i kujt deputeti apo djali i kujt kryetari janë këta djem e vajza (PUNESIMET E REJA)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a8c5b8d853aed68da2a90b7e5c3d874f

Kreu i Kadastrës Shqiptare Artan Lame ka gjetur një mënyrë transparente e publike për të prezantuar me publikun 21 të rinj e të reja që do të punësohen në zyrat e kadastrës në drejtoritë e Lezhës, Krujës, Pogradecit, Gjirokastrës dhe Fierit.

Kreu I kadastrës tha se kur u bë shpallja e vendeve të reja të punës të gjithë nxituan të komentojnë se punonjësit janë paracaktuar, e konkurrimi bëhej më kot. Aludimet shkuan deri aty sa u tha se ata që do të punësoheshin, ishin fëmijët apo familjarët e deputetëve apo ndonjë kryetari bashkie.

“Ju sfidoj të gjithëve të rrëmoni në jetët e këtyre 21 të rinjve e të rejave për të parë se fëmijët e kujt janë. Ata kanë fituar me meritë vendin e punës” tha kreu i kadastrës rrethuar nga të rinjtë që presin të fillojnë punën.

Deklarata e kreut të Kadastrës:

“Përpara dy muajsh, ditët e fundit të gushtit bëmë një njoftim për vende të reja pune në zyrat e Kadastrës. Njoftimi ishte pak i veçantë, sepse unë bëra dhe vetë një shkrim atë ditë për të bërë thirrje për t’u paraqitur për të konkuruar, sepse kishim shumë vende pune bosh dhe në disa nga drejtoritë vendore dhe nuk kishim kandidatura të paraqitura.

Ajo që më beri përshtypje atë ditë, përtej anës zyrtare me kondicionet e nevojshme, dokumentacioni, CV, etj, ishte që njoftimi jonë në “Facebook” u mbush me dy kategori mesazhesh: Nga njëra anë djem dhe vajza kokëulur që pyesnin si bëhej ky aplikim, çfarë duhet të plotësojë dhe kështu me radhë, kërkonin informacion; dhe nga ana tjetër, gjithë qejfllintë e facebook që thonin është e kotë që shkoni, se vendet janë të shitura, se janë paraqitur dhe është përcaktuar se kush do jetë dhe kush do vendoset, se janë të gjitha për djalin e deputetit dhe për nipin e kryetarit të bashkisë, e kështu me radhë.

Për dy muaj ne vazhduam punën tonë, u bë thirrja, u bë konkurimi, u bë përzgjedhja dhe sot këtu është lista e fituesve. Sfidoj këtu gjithë qefllinjtë e fejsbukut që, midis këtyre fituesve, të gjejnë a ka ndonjë nip kryetari apo djalë deputeti. Por ama, në fund, nëse ju dalin që janë thjesht djem e vajza që fituan me dijet e tyre, ta bëjnë një mesazh aty te facebooku dhe të thonë na falni që shitem broçkulla dhe thamë mufka para dy muajsh.

Kadastrës i duhen njerëz kokëulur që punojnë dhe që japin produkt, nuk e mbajnë gjallë nipërit e deputetëve dhe djemtë e kryetarëve të bashkive. Janë të gjithë inxhiniera, juristë dhe ekonomistë. Këto të tre ishin profesionet që kërkuam dhe janë të gjithë këtu sot, si për në ditën e fundit të pushimeve dhe nesër fillojnë një profesion të ri.

Sic më thanë punonjeset e administratës që u morën me konkursin, disa prej jush kishin hequr edhe nga facebook disa postime të tuajat, sepse ishin të djathta. Nuk ka nevoje të pastroni “Facebooku-n” nga postimet e djathta, sepse në Kadastër merresh në punë, i djathtë apo i majtë qofsh.

Punë të mbarë të gjithëve dhe ndihmoni realisht institucionin që po ju hap krahët dhe po ju merr brenda!”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img