Hapësire reklamuese

Aktualitet

Artan Lame propozon ligj që kufizon firmën e pushtetarëve: T’i japim fund plaçkitjes

Shkruar nga Newsbomb

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame ka reaguar për denoncimin e bërë nga Erion Veliaj dhe Taulant Balla për për lejen e dhënë nga ish-kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha për një pallat 17 katësh në qendër të kryeqytetit.

Lame ka propozuar hartimin e një projektligji që sipas tij do t’i jepte fund abuzimit të pushtetarëve me lejet e ndërtimit, kur është faktuar se pjesa më e madhe e tyre jepen kur ata ndodhen në ditët e fundit të mandatit.

Lame shprehet se miratimi i një ligji që do u kufizonte firmën pushtetarëve një ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme apo vendore, është i rëndësishëm për t’i dhënë fund kësaj plaçkitjeje.

Reagimi i Artan Lames:

Miqte e mij, Erioni dje dhe Taulanti sot, denoncuan nje leje skandaloze te firmosur nga paraardhesi i Erionit, Lul Basha. Une qe e njoh mire ate pallat, ndertimi i te cilit ka 17 vjet qe vjen verdalle neper qytet, mund t'ju deshmoj qe eshte vertet nje plage tjeter mbi faqen e Tiranes. Por nuk e kam ketu fjalen.

E kam tek pushtetaret qe vazhdojne te firmosin leje ndertimi, tendera e koncesione, licenca e favore deri diten e fundit qe jane neper zyra. Historikisht ne kete cerek shekulli, pislleqet me te ndyra nuk jane bere kur qeverite dhe kryebashkiaket kane zene zyrat, por ne javet dhe ditet e fundit perpara se te dorezojne vulat.

Eshte e domosdoshme qe te miratohet nje ligj qe kufizon te drejten e firmes per pushtetare te cilet jane ne fund te mandatit.

Mjafton nje ligj fare i shkurter, me dy a tri nene, qe ti vere fre kesaj plackitjeje. Pak a shume keshtu:

Projektligj

1. Kryeministri dhe Ministrat pas dites se zgjedhjeve te pergjithshme dhe Kryetaret e Bashkive pas dites se zgjedhjeve vendore, nuk mund te miratojne me:

a. Leje ndertimi, studime urbanistike, plane rregullues, koncesione, licenca, prokurime dhe te tjera te ngjajshme.

b. Akte te tjera, efektet e te cilave shtrihen pertej 6 muajve nga dita e zgjedhjeve.

2. Firma e tyre, nga dita e zgjedhjeve te pergjithshme apo vendore sipas rastit, kufizohet ne akte te administrimit te zakonshem te institucionit.

3. Kaq.

Miqte e mi, Erion, ne cilesine e kryetarit te Shoqates se Bashkive, dhe ti Taulant, ne cilesine e ligjvenesit, merreni nismen per nje ligj te tille, mjaft me me denoncime. Ata qe iken shkuan e vane, te mos genjejme veten se do merret drejtesia me ta. Te shohim perpara dhe te japim shembullin e te mires per neser.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.