Nga Anta Muçaku
Artan Lame është një emër i pashmangshëm në jetën publike shqiptare. Dhe si shumica e njerëzve që lënë gjurmë, është i bërë vetë. Pak kush e di që Artan Lame ka studiuar për gjeologji minierash dhe jo për histori, apo drejtësi dhe kjo sepse në rininë e tij, të ardhmen dhe studimet, t’i vendoste partia shtet dhe jo pasioni apo motivi yt. Ndryshe nga të tjerët, Artan Lame ndoqi pasionet dhe ëndrrat e tij, që ishin të shumta. Por mbi të gjitha; pasioni i tij është Shqipëria, shteti, e mandej kultura, veshjet, fotot, dhe objektet që ai koleksionon prej dekadash.
Djaloshi me origjinë nga Qyteza e Kolonjës, plot energji, u pikas nga Edi Rama në fundin e viteve ‘90. Nuhatja e Ramës për të spikatur njerëzit pasionantë të punës, të guximshëm e të lirë, në ato vite ishte vërtet e fortë. Ai e emëroi Lamen drejtor të Trashëgimisë Kulturore.
Kjo ishte mundësia që ai e shfrytëzoi me të parën, dhe menjëherë ra në sy pasioni dhe stili i të riut nga Kolonja që fliste për trashëgimine kultore si askush tjetër. Jo vetëm me pathos dhe profesinalizëm por edhe me ide që sfidonin gjithë establishmetin kulturor amorf të Tiranës. Edi Rama e kërkoi sërish pranë vetes Lamen tërheqës, kësaj radhe në Bashkinë e Tiranës. Misioni i radhës ishte transforimi i kryeqytetit, por para ndryshimit të shesheve e hapësirave, më së pari duhej ndryshuar mendja e njerëzve. Dhe kush më mirë se Lame mund të luante një rol thelbësor në këtë sipërmarrje të vështirë. Kthimin në Tiranën e dikurshme, duke kaluar përmes një shembje masive kioskash e ‘çibanesh’, nuk ishte sfidë e lehtë. Por mesa duket, shpesh edhe me guxim e këmbëngulje të tepruar, Lame dha kontributin e tij në kthimin e Tiranës në një qytet që mund të quhej kryeqytet. Më shumë se sa shembja e ndërtimeve pa leje, problemi ishte diku tjetër.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e nëntëmbëdhjetë të Revistës Newsbomb.al, e cila ka dalë në treg prej datës 20 Mars dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes…