Tirana
broken clouds
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
1.5kmh
75 %
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
31 °
Die
23 °
E mërkurë, 10 Gusht, 2022
spot_img

Artan Lame plas “BOMBËN”: Në Sarandë s’duan të legalizojnë pallatet se dalin emrat e…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Kadastrës së Shqipërisë, Artan Lame ka marrë qytetin e Sarandë si shembull për të shpjeguar “mish-mashin” e bërë me pronat në Shqipëri.

albsig

Lame tha se në Sarandë ka vendim për shpronësimin e mijëra metrave katror, në një gjatësi për rreth 8 kilometra pranë kalasë së Lëkursit, por që tashmë rezulton të jetë e ndarë në parcela, shumë prej të cilave janë ndërtuar.

Një tjerë rast flagrant, sipas Lames është ai kur kryetarë të caktuar të Bashkisë së qytetit bregdetar kanë ndarë toka në det, më pas në det janë hedhur sasi të mëdha inertesh duke i shndërruar në parcela.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Lame bëri edhe një deklaratë të fortë kur tha se shumë pronarë nuk duan të legalizojnë pallatet e tyre, pasi do iu dalë emri në Hipotekë, dhe që në këto raste janë politikanë, prokurorë e gjyqtarë.

“Ka patur kryetarë bashkie që kanë ndarë tokë në det. Pastaj pronari e ka mbushur me inerte detin dhe e ka kthyer në parcelë. Në Sarandë ka një vendim për kthimin e 8 kilometrave për shpronësim. Ato janë dhënë të gjitha, janë ndarë. Kishim një problem që nuk ecnin legalizimet e pallateve në Sarandë. Nuk donin të legalizonin vetë pallatet në Sarandë, pasi aty do të hynin në Hipotekë dhe do t’u dilnin emrat, që i kanë deputetë, ish-deputetë, zyrtarë, ministra, prokurorë, gjykatës…Dhe nuk donin të fusnin emrin aty,” u shpeh Artan Lame.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img