Tirana
scattered clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
1.5kmh
40 %
Hën
7 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

Artan Lame ‘mbyll’ karantinën e covid-it dhe shkruan: Askush nuk foli për 36 punonjës të kadastrës që vuajnë…Durim në sportele, e punë të mbarë punonjësve

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

4a50cdf06a2c8c1c74a4628b54e2a4ab

Kreu i Kadastrës Shqiptare, Artan Lame e ka fituar betejën me Covid-19.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Lame me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan ‘unë sot dola nga karantina e kovidit’. Teksa tregon se e ka fituar betejën me Covid,Kreu i Kadastës ka shkruar edhe ‘dy fjalë’ për punonjësit të cilët janë të prekur nga koronavirus dhe që ndodhen ende në shtrat.

Ndër të tjera Lame ka bërë me dije se pavarësisht se disa punonjës janë prekur nga koronavirusi, puna në Kadastër vazhdon normalisht dhe se shërbimi nuk është ndërprerë për asnjë ditë, as për qytetarët, as për institucionet, as për procesin e rindërtimit dhe as për legalizimet.

Postimi i plotë:

LLOGORJA JONË

Unë sot dola nga karantina e kovidit. Kur unë u diagnostikova me këtë punë, shkruan gazetat. “Drejtori i përgjithshëm i Kadastrës me kovid!”, “Lame zë shtratin me kovid!” Ndoshta normale kjo, se helbete, goxha direktor!.

Por bashkë me mua, ato ditë ishin në shtrat edhe 24 punonjës të tjerë të Kadastrës. Për ta nuk shkroi njeri, veç të afërmve të tyre.

Sot që unë u ktheva në zyrë, janë në shtrat 36 punonjës dhe çdo ditë bien të tjerë. As për ta nuk shkruan njeri, se janë njerëz të zakonshëm, specialistë kokëulur.

Më lejoni të shkruaj unë dy fjalë për ta.

Kjo është luftë. Secili prej nëpunësve të shtetit shqiptar ka vendin e tij në llogoren e gjatë të kësaj Lufte.

Me gjithë këta “të rënë” në krye të detyrës, Kadastra vijon të punojë normalisht. Janë kolegët e tavolinës ngjitur, që vijojnë punën e kolegut që ka zënë shtratin. Dhe shërbimi nuk është ndërprerë për asnjë ditë, as për qytetarët, as për institucionet, as për procesin e rindërtimit, as për legalizimet, duke pritur secili në postin e tij që … t’i vijë radha e … krevatit.

Ej çuna dhe goca, ju që ende jeni në detyrë “Punë të mbarë!”; dhe ju që kini zënë shtratin “Shërim të shpejtë!” dhe sa më pak dhimbje!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img