Tirana
fog
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
100 %
0.5kmh
58 %
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
Sht
24 °
E martë, 30 Maj, 2023

Artan Lame kërkon drejtorë të rinj te Kadastra: Të komanduarit do ikin, edhe ata që s’jusfitikojnë punën! Po zvarrisin qytetarët

Lajme të ngjashëm

Kreu i Kadastrës Shqiptare Artan Lame, ka bërë sot thirrje për drejtorë të rinj në zyrat e institucionit që ai drejton. Sipas Lames, do të largohen nga detyra të gjithë drejtorët e komanduar dhe atë që nuk kanë justifikuar punën.

“Bëhet fjalë për shumicën e drejtorive të Republikës të cilat kanë ose drejtues të komanduar, ose drejtues që nuk e justifikuan veten. Do vijojë dhe një thirrje e dytë për specialistë të niveleve të tjera. Kadastra shqiptarë tashmë është ngarkuar me disa funksione që dikur i kanë pasur institucione të tjera,” u shpreh Artan Lame.

Më tej, ai pranoi zvarritjet në zyrat e Kadastrës dhe tha se ka drejtuar që nuk ju kanë shërbyer qytetarëve.

“E pranoj publikisht se në zyrat tona në shumë raste nuk janë në lartësinë e duhur, veçanërisht në aspektin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Ka zvarritje të ankesave të tyre, ka mungesë profesionalizmi në zbatimin e tyre. Në këto kushte dëshiroj të shpall sot hapjen e thirrjes për drejtues të rinj në një pjesë të madhe të zyrave rajonale të Kadastrës,” shtoi kreu i Kadastrës.


Më shumë