Hapësire reklamuese

Aktualitet

Artan Lame dorëzon hipotekën e xhamisë së Lushnjes, i kthen përgjigje PD: Unë i ziu me dy pleq, kujt t’ia prish e kujt t’ia ndreq (Mes Ramës e Bashës)

Shkruar nga Newsbomb

Artan Lame, kreu i Kadastrës Shqiptare ka zgjedhur ditën e Bajramit për të dorëzuar certifikatën e legalizimit dhe të pronësisë së Xhamisë kryesore në qytetin e Lushnjes, raporton newsbomb.al.

Me drejtuesit e bashkisë, por edhe te xhamisë së qytetit, dhe në shoqërinë e besimtarëve, zoti Lame zgjodhi këtë ditë të bekuar për t’u dhënë një përgjigje edhe atyre që e akuzuan për përdorimin e procesit të legalizimeve në fushatë, pas interesimit të medias lokale atje mbi këto akuza.

“Halli im është: unë i ziu me dy pleq, kujt tia prish e kujt tia ndreq” tha kreu i Kadastrës mes të qeshurës dhe batutës për këtë situatë. “Po të mos plotësoj normën, më shan Rama, po ta plotësoj normën, më shan Basha. Jam I vetmi zyrtar në botë që akuzohem se pse po plotësoj normën dhe po kryej detyrën” tha kreu I Kadastrës Artan Lame, raporton newsbomb.al.

Ai e konsideroi situatë absurd atë ku u vendos institucioni që drejton ndërsa thuhet se u përdor për fushatë, kur në fakt ka kryer thjesht funksionin e vet dhe ka mbajtur të njëjtin ritëm që ka pasur edhe në periudha jozgjedhore.

Artan Lame tha se certifikata e pronësisë së xhamisë së Lushnjes ishte bërë gati që para zgjedhjeve, por që për shkak të situatës, dhënia e saj, u shty pas tyre.

Ndërkaq, Lame nuk harroi të evidentojë se gjatë këtyre ditëve do të jetë më present në media për të rimarrë edhe njëherë dy historitë e suksesit, sic i konsideroi ai: atë të legalizimit të pallateve të braktisura dhe legalizimin e tokës në fshat, raporton newsbomb.al.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll