Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Enj
26 °
Pre
27 °
Sht
26 °
Die
25 °
Hën
27 °
E enjte, 8 Qershor, 2023

Artan Lame: Çdo ndërtim pa leje do prishet. Bici: 3 vjet burg kush i ndërton

Lajme të ngjashëm

 

Artan Lame, kreu i ALUIZNI-t ka siguruar edhe njëherë sot këmbënguljen e qeverisë për të prishur çdo objekt që ndërtohet pa leje apo që nuk është legalizuar. Në një deklaratë për shtyp,  së bashku me drejtoreshën e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Dallëndyshe Bici, Lame u bëri thirrje qytetarëve se kanë kohë deri më 31 janar për të bërë vetdeklarimet për procesin e legalizimeve të banesave. 

 

‘’Në 1 shkurt hyn në fuqi ndryshimet në Kodin Penal që rëndojnë masat. Por jo për ata që janë në proces legalizimi. Por për të frenuar atë pak ndërtimtari pa leje. Procedurat do të jenë falas. U bëjmë thirrje qytetarëve që të bëjnë deklarimet sepse është një proces që do ta bëjmë bashkë. Çdo ndërtim i paligjshëm dhe I palegalizuar do të prishet.’’

 

 

Kurse Bici, rikujtoi edhe njëherë ndryshimet në kodin penal për personat që ndërtojnë pa leje dhe bashkëpunëtorët e tyre nga gjobë në burgim prej 3 vitesh. 

 

 

Shtyrja e afatit për të dorëzuar deklarimet, sipas Lames u bë për të ndihmuar emigrantët që kthen në fundvit dhe uljen e ngarkesës në sportelet e ALUIZNI-t.

 

Më shumë