Hapësire reklamuese

Politikë

Artan LAME analizon programin e PD: Eshtë robin-hudiane ideja e marrjes së TOKES oligarkëve për t’ua dhënë pronarëve. Ekspertja e PD kundër BASHES (E PLOTE NE BRENDESI)

Shkruar nga Newsbomb
Artan LAME analizon programin e PD: Eshtë robin-hudiane ideja e marrjes

Artan Lame, kreu I Kadastrës në një dalje sot përpara medias ka analizuar programin e PD për tokën, ish-pronarët, legalizimet, apo marrjen e tokës oligarkëve për tua kthyer ish-pronarëve.

Lame analizon se Shqipëria është vetëm 28 mijë metra katrorë dhe gjatë gjithë këtyre viteve, nuk ka mbetur tokë e lirë pas disa reformave me tokën që janë bërë në 30 vite.

Më pas analizon sektor pas sektori të gjitha pikat ku është përqëndruar PD, raporton newsbomb.al.

Deklarata e Artan Lames:

Pata një lloj kënaqësie kur pashë programin e PD për pronën, nuk kishin shpikur asgjë të re sepse cdo njeri e kupton se nuk ka rrugë tjetër përvecse rrugës që kemi hyrë. Por nga ana tjetër për arsye elektorale që nuk besoj se e kanë seriozisht. Pretendohet rrëzimi i ligjit: vetë Basha e tha hapur për reformën e pronës, që pika e tyre në këtë fushë ishte anulimi i ligjit 2020.

Për fat të mirë këtë nuk e tha ekspertja që ishte pas tij se e kuptonte se është marrëzi ta thuash këtë gjë. Aty u duk se brenda PD kryetari dhe ekspertja ishin në përplasje me njëri tjetrin në atë që propozonin.

U pretendoua që do vazhdojë kthimin fizik të pronës: është gënjeshtra më e madhe që mund tu hidhet shqiptarëve në këtë fushë. Nuk mund të bëhet më kthim fizik pronash ish-pronarësh, se Shqipëria është 28 mijë km2 dhe jo 280 mijë. Shqipëria u nda me ligjin 7501. Po atë Shqipëri e futën me mijëra konflikte në ‘93. Po në 95-96 u shitën pronat shtetërore. Më vonë me legalizimet. Atëherë ku do të gjendet kjo tokë që do të premtohet për të dhjetën herë pronarëve? Është marëzia më e madhe që u thuhet ish-pronarëve. Ekspertja e PD në një farë mënyre del kundër kryetarit që do vijohet procesi i legalizimeve pa cënuar kthimin e pronës. Në Kamëz, po marr një zonë e cila ka sipërfaqe toke të kthyera ish- pronarëve dhe të zëna nga ndërtimet pa leje, nuk mund tu thuhet se nuk mund të legalizoheni se do kthejmë pronat ish-pronarëve. Është një cështje që e ka mbyllur gjykata kushtetuese shumë kohë përpara dhe nuk kthehet më pas.

Pretendohet shkurtimi i procedurave administrative, këtë po bëjmë. Ligji 2020 këtë bën. Nga 23 procedura është mbyllur në 3 kushte të vetme dhe në një sistem të vetëm që është Kadastra. Të thuash që do shkurtojmë procedurat dhe anulimin e ligjit nuk bëhet.

Thuhet se do ua marrim tokat oligarkëve për tua dhënë ish-pronarëve: Përvecse kjo është robin-hudjane që tu merret toka oligarkëve për tua dhënë ish-pronarëve, sepse nuk bëhet. Programi I PD nuk thotë asgjë të re. Thotë vetëm teorikisht do vazhdoj kjëtë rrugë, por praktikisht do anuloj ligjit. Nuk e bëjnë dot. Do të ishte marrëzia më e madhe tu thoje shqiptarëve që po shijojnë efektet e këtij ligji tu thuash stop.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu