Hapësire reklamuese

Aktualitet

Artan Hoxha zbërthen shifrat: Për 17 vite janë dhënë 220 koncesione dhe PPP me vlerë 4.3 miliardë euro

Shkruar nga Newsbomb
Artan Hoxha zbërthen shifrat: Për 17 vite janë dhënë

Gazetari i kronikës Artan Hoxha ka komentuar koncesionin e sterilizimit, për të cilin deri më tani SPAK nuk ka ngrituar asnjë akuzë për korrupsion.

I ftuar në emsionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV tha se nga viti 2004 deri në vitin 2021 janë bërë 220 koncesione dhe kontrata partneriteti publik-privat, që shkonin në një vlerë rreth 4.3 miliardë euro.

Ai tha se për koncesionin e sterilizmit është vjedhur me stil dhe se se ka pasur interes të madh që kjo çështje të mbyllej me aq, mirëpo u bë pengesë gjykata.

“Ka pasur interes që kjo histori të mbyllej më kaq. Mirëpo, gjykata ka kërkuar që të vihen në hetim të thelluar dy ish-minisrat, Beqaj dhe Cani, nga ky fakt kuptohet që gjykata e ka lexuar, por ka kërkuar përsëri hetim. Zakonisht ne kemi përfunduar te hetimi pasuror, dhe ndalet me kaq, por nuk tregohet skema,” tha Hoxha.

Artan Hoxha: Koncesioni i sterilizimit ka marrë kohën më të gjatë për tu hetuar. Nga 2004 deri në 2021 janë bërë  220 koncesione dhe kontrata partneriteti publik-privat, dhe kapin një vlerë prej 4.3 miliare euro , pra me koncesionet është luajtur gjatë. Ajo që e dallon këtë koncesion ku është vjedhur me stil, është fakti se çështja është pushuar 2 herë, ndërsa herën e tretë u panë gjurmë, por ato gjurmë kanë qenë gjithnjë.

Në momentin ku u shpalllën urdhër-arrestat, bie në sy fakti që nuk ka akuzë për korrupsion, as aktiv as pasiv. Shamngia e kësaj akuze vë me shpallua pas muri një drejtues të lartë.. Kujtojmë se Kondili ka qenë kandidat për të qenë drejtues i SPAK, por u zgjodh Dumani. Dumani e ka çuar në një tjetë marsh SPAK.

Ka pasur interes që kjo histori të mbyllej më kaq. Mirëpo, gjykata ka kërkuar që të vihen në hetim të thelluar dy ish-minisrat, Beqaj dhe Cani, nga ky fakt kuptohet që gjykata pasi e ka lexuar, ka kërkuar përsëri hetim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese