Tirana
scattered clouds
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
0.5kmh
40 %
Die
25 °
Hën
27 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
E diel, 4 Qershor, 2023

Artan Hoxha publikon foto duke pritur “burrat me kostum”: Ata që të pyesin si e ka emrin baba e nëna

Lajme të ngjashëm

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar në llogarinë e tij një foto teksa konsumon kafe në lokalin e lagjes dhe ironizon deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha, për ngjarjen e 21 Janarit të 12 viteve më parë ku mbetën të vdekur katër protestues.

“Duke ‘manipuluar’ provat”, shkruan me ironi Hoxha, pas asaj që tha më herët sot Berisha, duke e cilësuar audio-përgjimin e Gardës për të qëlluar me plumba të vërtetë në 21 Janar si të manipuluar e falsifikuar.

“Duke “manipuluar” provat me kafe turke te klubi lagjes, ne pritje te atyre burrave me kostum, qe te pyesin “si e ka emrin baba, si e ka emrin nena”….

Puna eshte si t’i therresin ATA lart, per t‘i pyetur “si e ka emrin baba, si e ka emrin nena”, se ATA po ja bejne “nenen dhe baben” bashke, gjithe popullit….”, shkruan gazetari dhe ndan foton e mëposhtme, ndoshta duke pritur që prokurorët t’i kërkojnë kasetën e audio-përgjimit për 21 Janarin.

Kujtojmë se, këto përgjime të kryera sipas gazetarit Artan Hoxha nga vendet partnere të Shqipërisë, tregonin se Garda kishte marrë urdhër të hapte zjarr edhe pse me plumba të vërtetë. Artan Hoxha, autor i publikimit të këtyre përgjimeve për herë të parë, ka identifikuar identitetin e çdo personi që dëgjohet në audio.

LEXO EDHE: “Të mbahen ARMËT gati për zjarr, pastaj kur të them unë, në trup”, ZBARDHEN fjalët e ish-komandantit të gardës Ndrea Prendi në protestën e 21 janarit  (VIDEO)


Më shumë