Tirana
broken clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1kmh
75 %
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Florenc ÇAPJA, mëngjesin e arrestimit iku nga Rinasi në Stamboll; mund të jetë në Dubai bashkë me gruan

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari Artan Hoxha bën një deklaratë të fortë, për operacionin e Policisë dhe Prokurorisë së Elbasanit, për arrestimin e Ardian Çapjas dhe shpalljes në kërkim të nipit të tij Florenc Çapja.

“Urdhër-arrestet janë lëshuar më datë 16 mars. Kjo ka qenë një seancë sekrete në Gjyaktë. Flet-arrestet kanë shkuar 10-15 minuta para mbylljes së seancës. Ato janë firmosur direkt sepse  mesa duket gjykata mezi e kanë pritur.

Një person që duhet të arrestohej bashkë me bashkëshorten e tij, para se gjykata të jepte urdhër-arrestin, në orën 7 të mëngjesit, i ka hypur avionit në Rinas dhe është larguar drejt Turqisë. Kam dyshime se ata janë larguar qëllimisht atë ditë, për të mos u arrestuar. kjo është një nga dosjet më të mëdha që ekzistojnë në Shqipëri”, tha Hoxha në Abc Neës.

Ndërkohë, Policia pas operacionit dje lajmëroi se kishte arrestuar Ardian Çapjan, por i kishte shpëtuar nipi Florenc Çapja, i cili është shpallur në kërkim.

“… u bë ekzekutimi i urdhrit të ndalimit të lëshuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan për shtetasin: Ardian Çopja alias Çapja, 53 vjeç, banues në Elbasan. Si dhe u shpall në kërkim shtetasi Florenc Çapja, 40 vjeç, banues në Elbasan.

Ndalimi i 53-vjeçarit dhe shpallja në kërkim e 40-vjeçarit u bë për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Këta shtetas, në vitin 2012, dyshohet se në bashkëpunim edhe me shtetas të tjerë, kanë vrarë me armë zjarri shtetasit Gentian Beqiri dhe Nezir Beqiri (babë e bir)”, njoftoi Policia dje pas operacionit për arrestimin e Çapajve.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img