Ditën e djeshme Vlora u trondit nga vrasja e dyfishtë që i mori jetën drejtorit të OSHEE Roland Saliu dhe pronarit të një televizioni Enver Hyseni.
Sakaq ka reaguar gazetari investigativ Artan Hoxha që publikon një video me armën që mendohet se ka përdorur atentatori.
“Bisha e frikshme.....
Na e futi një herë tmerrin në 1997-ën, tani ka nisur sërish të dalë në xhiro....
Iu degjua krisma te Sheshi Flamurit në Vlorë...”, shkruan Hoxha.