Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Artan Hoxha: Paguan nga burgu për të më vrarë, jetova dy vite të "Kodra e Diellit"

Shkruar nga Newsbomb
Artan Hoxha: Paguan nga burgu për të më vrarë, jetova dy

Gazetari i njohur i kronikës, Artan Hoxha është shprehur mbrëmjen e kësaj të enjteje se ka jetuar dy vite me qira në zonën e "Kodrës së Diellit" në Tiranë, pasi nga burgu ishin paguar para që ai të vritej. Sipas tij, shteti i dërgoi në atë zonë sepse ishte e sigurt.

"Unë jam në rrugë me duar në xhepa dhe ky është  problemi i kryetarit të bashkisë, ai te Kodra e Diellit. Bushati banon aty dhe unë kam qenë me qira dy vjet atje se më sollën aty për të më mbrojtur se ishte paguar nga burgu për të më vrarë dhe më sollën aty se ishte zonë e mbrojtur, aty ku jetonte Veliaj", tha ai në TPZ.

Këtë deklaratë, gazetari e bëri teksa komentoi katet që kryebashkiaku Erion Veliaj shtoi në shtëpinë e tij te "Kodra e Diellit", gjatë fushatës zgjedhore.

"Kur erdha unë atje te Kodra e Diellit, Veliaj kishte vetëm një kat. Pyete një çikë Bushatin, sot ka tre kate. Si i ka bërë? Ishte një aktor sipër atij. Iku ai e mori Veliaj, u bë edhe papafingo dhe u bë gjatë fushatës elektorale. Vinte vinçi dhe bllokonte rrugën që të bëhej kati i tretë atje te “Globi”, vijoi Artan Hoxha.

Ai u ndal dhe te përgjimet e shumëpërfolura në rrjetin e komunikimeve të kriptuara "SkyECC". "Unë kam dalë publikisht dhe kam thënë: po mo këtë platformë e përdor krimi i organizuar. E kam përdorur unë, por s’kam bërë trafik dhe tendera", përmbylli gazetari.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese