Hapësire reklamuese

Aktualitet

Artan Hoxha ngre dyshime se Ahmetaj ka ikur jashtë vendit: Prej një viti aty ishte, pse u kujtuan sot apo u siguruan...?

Shkruar nga Newsbomb
Artan Hoxha ngre dyshime se Ahmetaj ka ikur jashtë vendit: Prej një

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka  reaguar në lidhje me kërkesën e SPAK ndaj Kuvendit, për të arrestuar ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj.

Përmes  një postimi në Facebook,  ai  thotë se kjo bëhet për të mbuluar skandalin e Fushë-Krujës, ashtu siç edhe e kishte paralajmëruar. Ai ngre dyshime se Ahmetaj mund të jetë larguar jashtë vendit.

Hoxha ka përmendur dhe video-skandalin me ish-kryebashkiakun  Safet Gjici, ku thotë se menjëherë pas  tij “plasi skandali me muxhahedinet”.

Postimi  i plotë i Hoxhës:

Komandanti nuk me zhgenjen kurre…

Ashtu si parashikova te shtunen, se per te mbuluar skandalin e Fushe Krujes, do të plaste nje skandal me te madh per te mbuluar te parin, ashtu beri…

Ja ku jemi sot…

“Papritur” dhe “pakujtuar” kerkohet arrestimi i ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj…

Arben Ahmetajn aty e kishim qe prej nje viti, pse duhej ta “arrestimin” me patjeter sot, pasi u “siguruan” qe e ka kaluar kufirin shendoshe e mire???!!!!

Ja ku e keni “temen e dites” per te kaluar vapen e ketij meskorriku…

Ndodhi skandali i abuzimit dhe korrupsionit me Safetin, kandidatin e perzgjedhur dhe promovuar direkt nga komandanti, menjehere me pas plasi “skandali me muxhahedinet”…

Ndodhi skandali me Rrajat në Fushe Kruje, qe atakon direkt kryeministrin dhe tregon degradimin e pushtetit, menjehere me pas plaset “arrestimi i ish-zevendesit te kryeministrit”….

Te lumte Komandant, je magjistar i vertete per ta lene miletin me goje hapur….

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese