Tirana
light rain
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
46 %
1.5kmh
75 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
23 °
E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Artan Hoxha: Në zgjedhjet e vitit 1996 votova 7 herë, e bëja për spektakël se nuk na kontrollonte njeri

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari Artan Hoxha ka treguar se në zgjedhjet e vitit 1996 ka votuar 7 herë me të njëjtin dokument identifikimi që e kishte marrë para viteve ’90.

Ai tha se e bënte këtë kot për spektakël dhe nuk kishte asnjë njeri që ta ndalonte, për shkak se komisionerët e Ps ishin tërhequr dhe në ato zgjedhje Pd fitoi për herë të parë dhe të fundit bashkinë e Çorovodës.

“Në 1996 shteti funksiononte si bandë, përveç atyre që solli nga bota e krimit. Unë nuk kam votuar më nga 1996. E kam deklaruar edhe herë tjetër, kam votuar 7 herë brenda asaj dite. Kisha një letërnjoftim që e kisha marrë para viteve ’90.

E bëja kot për spektakël se nuk kontrollonte njeri. Në një moment u thanë komisionerëve të PS-së tërhiquni. PD për herë të parë dhe të fundit ka fituar bashkinë e Çorovodës, kandidat ishte xhaxhai i një kolegut tonë, i Sokol Bregut, ai ishte intelektual, por fitoi Skrapari.

Deri tani në Shqipëri nuk është krimi që i vë pistoletën në kokë krimit për të hyrë në parlament, është politika që e thërret krimin, i kërkon ndihmë dhe bashkëpunim për të siguruar pushtetin”, tha Artan Hoxha.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img