Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
17 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Artan Hoxha në A-Show: Pse u përfshiva në çështjen “Doshi”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari Artan Hoxha në A-show, ka rrëfyer se si është përfshirë në ngjarjen “Doshi” dhe nëse ai beson se atentati që do t’i bëhej Doshit ishte i vërtetë. Madje gazetari Hoxha thotë se nuk është hera e parë që në Shqipëri dalin në dritë raste kur vrasësit që kanë marrë porosinë pendohen për atë që do të duhet të bëjnë. 

“Rasti i vrasësit me pagesë Julian Sinanaj. Çfarë kishte ndodhur? Ai ishte njeri gjakftohtë. Studionte viktimën dhe atë që jepte porosinë. Ai nuk bënte vrasje në asnjë rast pa marrë vesh motivin. Ka patur një rast specifik që e tradhëtoi. Ai mori porosi për të ekzekutuar një biznesmen në Vlorë që aludohet për përfshirje në gjëra të tjera. Pas hulumtimit i rezultoi që nëse do të bënte vrasje, do të rezultonte edhe vetë i vrarë. Në këto kushte ai lajmëroi viktimën.

Këto ngjarje kanë ndodhur në të kaluar. Edhe në rastin konkret. Shtetasi Durim Bani ka bërë të njëjtën gjë. Ka marrë një porosi, dhe ka hulumtuar që personat që ishte tagër paraqiste rrezikshmëri. Atëherë ka zgjedhur këtë rrugë. Pra mua nuk më çudit kjo”, thotë gazetari investigative Artan Hoxha, i cili në fakt, ka qenë edhe ai dëshmitar në prokurori për këtë ngjarje. Ndërkohë, nuk mendon se porositja e kësaj vrasje ka lidhje me politikën. Artan Hoxha, nga informacionet që ka, beson se ka lidhje me bizneset. “Të gjithë e kujtojmë vrasjen në qendër të bllokut të biznesmenit Artan Santo”, thotë Hoxha, duke dashur të bëjë një lidhje mes ngjarjeve.

Megjithatë ai vlerëson faktin se për herë të parë e gjithë politika “in bloc” shkoi në dyert e prokurorisë si asnjëherë më parë.  

“Gjithë kjo histori ka bërë një gjë të mirë. Respekti për dy gjëra: së pari që prokuroria ka të regjistruar tashmë në procesverbale, emrat e nënave të gjithë politikanëve shqiptarë. Dhe gjithë këta burra dhe gra kanë shkuar në rresht për një në Prokurori. Ata kanë shkuar për të vënë shkelmin në process. Së dyti ngutja e politikanëve tanë për të shkuar, ishte aq qesharake, sa më kujton radhët e debitorëve të OSHEE. Pra politikanët tanë që 25 vjet s’e kanë parë me sy derën e prokurorisë, ata ishin atje” thotë Hoxha. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img