Gazetari Artan Hoxha ka thënë se helikopteri i rrëzuar ditën e djeshme në zonën e Shkodrës ku humbën jetën dy pilotët e Forcave të Armatosura, është i pajisur me kuti të zezë.
Hoxha tha se kutia e zezë, që pritet të inpektohet për të kuptuar qartësisht nëse kemi të bëjmë me defekt njerëzor apo teknik, përmban të gjitha regjistrimet audio dhe video të çdo gjëje që ka ndodhur në brendësi të helikopterit.
“Edhe kompania Eurocopter ka ardhur për të ndihmuar në hetime. Nëse është një dëm teknik kompania i detyrohet shtetit shqiptar 3.2 milionë euro”, tha Hoxha për rubrikën “Opinion” në “News24”.
Kutia e zezë regjistron gjithashtu edhe informacione të tjera që pritet t’i ndihmojnë hetimeve, ihformacione të detajuara teknike rreth pilotimit të mjetit.