Gazetari Artan Hoxha teksa ka folur për situatën në Kosovë, ka analizuar edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama, ku shpreh se Kosova dhe Serbia të ulen për dialog.
Hoxha me ironi tha se Rama nuk po rregullon dot çështjen e Fredi Belerit që ka tensionuar marrëdhëniet mes Shqiprisë e Greqisë, e jo të rregullojë atë të Kosovës dhe Serbisë.
“Interlokutori i sllavëve në Ballkan është Vuçiç, interlokutori i shqiptarëve në Ballkan është Edi Rama, jo Albin Kurti. Rama dhe Kurti mund të kenë shumë konflikte me njëri-tjetrin dhe shumë gjëra që i ndajnë, por në këtë rast vihet në peshore e ardhmja e kombit shqiptare.
Nëse ai operacion i forcave të rregullta serbe do të kishte sukses, kombi shqiptar do të ishte para një halli shumë të madh. Unë do të mirëkuptoja Ramën nëse te ajo konferenca e famshme e paqes që kërkon, ku të jetë Rusia me të vetët, Kina me të vetët që janë kundër nesh, të thoshte që ne do të ulemi që Shqipëria të bashkohej me Kosovën.
Nëse Vuçiç tha se: Ju na vrisni po ne nuk e njohim Kosovën, atëherë kryeministri i Shqipërisë duhej të thoshte se nëse ju nuk e njihni Kosovën, ajo do t’i bashkohet trungut amë dhe Shqipëria do të jetë një shtet i vetëm dhe kërkojnë edhe Preshevën atje matanë, edhe Plavën, edhe Gucinë. Ne që nuk zgjidhim dot Belerin aty dhe nuk ndalojmë dot as avokatët e tij, tani kërkojmë konferencë paqeje mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Hoxha në “Të Paekspozuarit” në MCN Tv.