Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
4.1kmh
40 %
Mër
23 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
30 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Artan Hoxha hedh DYSHIMET: I besoj Olldashit, por ja çfarë nuk shkon në deklaratën e tij

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas publikimit në media të pjesës së dytë të audio përgjimit, realizuar nga Jetmir Olldashi dhe Albert Veliu, gazetari Olldashi ka rrëfyer me detaje se ku shkuan, personat që takuan dhe pazaret për të blerë kanabis në qytetin e Vlorës.

Olldashi tha në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu se nuk ia arriti që të filmojë Agron Xhafajn në lokalin e tij pasi nuk ndodhej aty. Sakaq, gazetari investigativ Artan Goxha u shpreh se i beson versionit të gazetarit, por ka disa dyshime.

Sipas Hoxhës çfarë nuk shkon në deklaratën e gazetarit është fakti që shprehet se nuk e ka parë me sy Agron Xhafajn, dhe pse nuk ia adresoi një medie investigimin e tij. 

Artan Hoxha: “Babalja thotë përgjimin nuk e kam bërë unë. Unë prirem të besoj gazetarin. E pashë që ishte shumë i kujdesshëm, donte të ishte i saktë, duke ditur që këto deklarime prokuroria mund t’i sekuestrojë. Problemi është se Jetmiri nuk na saktëson një gjë. Thotë se nuk e kam parë Agron Xhafajn me sy, nuk kam qenë prezent kur është bërë biseda telefonike, dhe pjesa tjetër është tentative për të blerë kanabis. Ka edhe një element tjetër. Pse nuk ia adresoi një medie investigimin?”

Më shumë

spot_img