Gazetari investigativ Artan hoxha në një postim në rrjetet sociale ka hedhur dritë mbi kapjen e disa kg kokaine në portin e Brindisit, në një kamion të drejtuar nga një shqiptar.
Ai shprehet se bashkë me shoferin e kamionit, u arrestua edhe J.H nga Vlora, një personazh i arretsuar edhe më parë nga policia shqiptare për trafik narkotikësh.
Përsa i përket sasisë prej 300 kg kokainë të kapur ditën e sotme në portin e Durrësit, ai thotë se tashmë Shqiëpria është kompletuar si bazë operacionale e narkotrafikut, pasi kjo është sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në dalje nga Shqipëria.
“Sot mund te themi me siguri te plote, se jemi te kompletuar si baze operacionale e narkotrafikut…
Deri tani kishim sekuestruar sasi te medha kokaine ne hyrje, tashme kapem nje alamet ngarkese me kokaine dhe ne dalje…
Por ky nuk eshte rasti i pare, kjo thjeshte ishte sasia me e madhe e kokaines, e kapur ne dalje…
Vetem 5 dite me pare, autoritetet Italiane ne Brindizi, kapen nje sasi kokaine prej disa kilogramesh ne nje kamion qe kishte hyre ne Itali me traget nga porti i Vlores. Lenda narkotike u zbulua gjate kontrollit te dyte, pasi kontrolli fillestar nuk kishte zbuluar asgje.
Bashke me shoferin e kamionit u arrestua dhe shtetasi J.H. nga Vlora, nje personazh i arrestuar dhe me pare nga Policia Shqiptare per trafik narkotikesh….”, shkruan Hoxha.