Tirana
scattered clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
3.6kmh
40 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Artan Hoxha e thotë hapur: Behar Sofia i ngriti kurth Dritan Dajtit, ka patur gjithmonë lidhje të forta me policinë

spot_img

Lajme të ngjashëm

f068b94507a2943661efc0071eeb5047

Gazetari investigativ Artan Hoxha thotë se biznesmeni i ekzekutuar sot në mes të ditës në Tiranë, Behar Sofia, i ngriti kurth Dritan Dajtit në vitin 2009, duke i treguar vendndodhjen policisë ditën që Dajti vrau katër efektivët e policisë.

Hoxha tha gjatë një interviste në “ABC News” se Bujar Sofia ndodhej në atë kohë në vendin e ngjarjes, dhe kjo verifikohet nga makina e tij tip Benz e filmuar në vendin e ngjarjes. Sipas gazetarit, ka gjasa që Sofia të ketë dashur t’i ngre kurth kundërshtarit të tij Dritan Dajti.

Hoxha tha se Sofia ka patur gjatë gjithë kohës lidhje të forta me zyrtarë të lartë në policinë e shtetit, duke lënë të nënkuptohet se mund edhe të “shiste” informacion.

Megjthatë, Hoxha tha se autoritetet po hetojnë edhe disa pista të tjera, si mundësinë e përfshirjes së tij në konflikte të tjera gjatë viteve të fundit.

Pjesë nga deklarata e gazetarit Hoxha:

Më duket e ngjashme me atë të bankierit Santo. Është tipike vrasje mafioze. Ka qenë një personazh mjaft kompleks se qëndronte në hije. Ai ka që prej vitit 95-96, ai ka qëndruar pak kohë në Shqipëri pas demokracisë. Ai ka shkuar më pas me familjen në Turqi, prandaj del në grup me futbollistin e famshëm Turk. Ka patur tentativa të mëparshme për ta vrarë. Aftësia e personazhit që ka humbur jetën sot, ka qenë që ai gjente lidhjet e duhura në radhët e policisë së shtetit. Ky anonte më tepër në anën e biznesmenit të paligjshëm se ajo e kriminelit. Vazhdimisht edhe brenda radhëve të policisë, sa herë përmendej emri i tij, ata shikonin njëri tjetrin me dyshim. Ka qenë një njeri që ka patur lidhje të forta në polici. Ky është kapur me personazhe publikë në Shqipëri.

Prandaj ndodhet makina aty. Njeriu që ia ka dhënë informacionin policisë është pikërisht Behar Sofia. Këtë ka fshehur policia në atë kohë. Fshehu se kush ia dha informacionin se ku ndodhej Dritan Dajti. Ky është një personazh që vazhdimisht ka patur lidhje të forta brenda policisë. Ky ka bërë kurth ndaj Dritan Dajtit, jo policisë. Si u zhduk ky Benz nga skena e krimit dhe shuma e madhe me para që ndodhej në Benz. Në procesverbal kanë qenë rreth 2 mijë euro që Dritan Dajti i ka patur në xhep. Enigma e madhe është pse Sofia ndodhej aty, pse kishte shumën e madhe të parave. Operacioni aty është bërë kur drejtori i policisë operacionale dhe ai i Tiranë kanë qenë jashtë shtetit. Kjo të krijon përshtypjen se Behar Sofia ka dashur të heqë qafe kundërshtarin e vet.

Më shumë

spot_img