Hapësire reklamuese

Politikë

Artan Fuga “thumbon” seancën e fundit: Theu qafën Kuvendi i turpit! Prodhoi ligjet më idiote në botë!

Shkruar nga Newsbomb
Artan Fuga “thumbon” seancën e fundit: Theu qafën Kuvendi

Akademiku Artan Fuga ka komentuar seancën e fundit plenare për këtë sezon që Kuvendi zhvilloi këtë të mërkurë.

Përmes një postimi në Facebook, Fuga ironzon kuvendin e sotëm, duke u shprehur se prodhoi ligjet më të këqija anti-demokratike dhe më idiote në botë.

Sipas tij ky “turp” është shtrirë kudo, në Komisionin e edukimit, medies dhe arsimit. 

Postimi i plotë i Artan Fugës:

Sot ditë e shënuar!

Mbylli punimet, theu qafën Kuvendi i turpit!

Nuk ka logore që e lan turpin në ballin e këtij parlamenti që prodhoi ligjet më të këqia, antidemokratike dhe idiote në botë!

Turpi është në ballë edhe te Komisioni i eduktimit, medias arsimit, për ata gjoja opozitarë dhe kooperativistë, infermiere që u marrin të keqen infermiereve, edukatore cerdhesh që u marrin të keqen edukatoreve, në thelb të pashkollë që u bënë vegla të antikulturës, antishkencës dhe mizerjes anti-intelektuale!

Historia i nxorri me turp në breg të kënetës!

Ik parlamenti i turpit ik! Të shpëtojë Shqipëria nga ty!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll