Hapësire reklamuese

Aktualitet

Artan Fuga 'shpërthen' ndaj Ramës për vaksinimin e personaliteteve: Po bën grenocid, një i marrë që merr rolin e Zotit!

Shkruar nga Newsbomb

Profesori i njohur Artan Fuga ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama për vaksinimin e personaliteteve mbi 80 vjeç.

Fuga shkruan i revoltuar në rrjetet sociale pas deklaratës së Ramës, duke thënë se “jeta e njeriut vlen njësoj, si e atij që ka punuar 40 vjet në minierë, si e nobelistit, si e një njeriu që e ka kaluar jetën në burg, si e një njeriu që jeta e la pa shkollë, por është një gjyshe e dashur”.

Ai shprehet se askush nuk duhet të marrë rolin e zotit për të përcaktuar se kush do të jetojë e kush do të vdesë.

Postimi i plotë:

Vaksinimi me prioritet i te ashtuquajturve personalitete do te ishte nje krim, një genocid, një marrje pergjegjesie për vdekjen e kujtdo tjetër, do te ishte nje eugjenizem i tipit hitlerian, jeta e njeriut vlen njësoj, si e atij që ka punuar 40 vjet në minierë, si e nobelistit, si e një njeriu që e ka kaluar jetën në burg, si e një njeriu që jeta e la pa shkollë, por është një gjyshe e dashur. Kush përcakton se kush do të vdesi ose kush do të jetojë me kritere meritash shoqërore është një i marrë që merr rolin e Zotit, është një i rrezikshëm që duhet lidhur. E kap edhe kodi penal veç të tjerash. Thirrini mendjes o personalitete!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll