Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
5.1kmh
75 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Artan Fuga kundër Komisionit për rishkrimin e Historisë së Shqiptarëve dhe Skënder Gjinushit: Nuk marrin vesh, kujtojnë se është si të firmosësh një tender

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Akademiku Artan Fuga del kundër Komisionit që është ngritur nga Akademia e Shkencave për rishkrimin e Historisë së Shqipëtarëve. Fuga është vetë anëtar i kësaj Akademie. Sipas tij, “ndokush që nuk merr vesh nga historia dhe filozofia kujton se të bësh kërkim historik është si të firmosësh një tender!”

Akademia e Shkencave afro 1 muaj më parë ka lajmëruar për një fond 300 milion lekë për rishkrimin e Historisë së Shqiptarëve, nga antikiteti deri në ditët tona.

“Pa u çliruar mendimi historik nga dogmat botëkuptimore staliniste të rrënjosura në dekada, pa një ballafaqim me kuptimin postmodernist të historisë, historia do të mbetet një përrallë nacionaliste, e veshur me propagandë ideologjike për pushtetin dhe e mbushur me paragjykimet e atyre që shkruajnë. Kemi kohën për të parë rezultatin”, vijon profesori.

Shkrimi i plotë:

Të shkruash historinë nuk është njësoj si të firmosësh një tender!

———————————

Të shkruash një histori staliniste dhe të shkruash një histori antikomuniste kjo nuk ka lidhje fare me atë që ti gjen një dokument që njollos një ballist a legalist, unë gjej një dokument që njollos një komunist!

Ka shumë të ngjarë që të dyja të jenë ndërtuar me metodologji staliniste. Njëra stalinizëm komunist, tjetra stalinizëm antikomunist.

Të ndërtosh një histori të çliruar nga bataku metodologjik stalinist është çështje e kuptimit filozofik të historisë, e metodologjisë filozofike të kuptimit të fakteve dhe ngjarjeve, e fenomenologjisë të ngjarjeve, e psikanalizës të personazheve historikë, e hermeneutikës të tekstit dokumentar, e tensionit midis harresës dhe kujtesës kolektive, e rastësisë dhe domosdoshmërisë, e papërkthyeshmërisë të së shkuarës te e sotmja, e shkakësive lineare dhe rrethaqarkulluese, e analizës komunikative të të shprehurit dokumentar, e raportit midis akteve normative, ligjore dhe aksionit dhe realitetit historik, e përqasjes institucionaliste dhe e asaj aktoriale, e marrëdhënieve midis së thënës dhe të pathënës në histori, dhe e pa fund çështje të tjera që as nuk janë debatuar as duken në horizont përpjekje për t’i debatuar. 

Ndokush që nuk merr vesh nga historia dhe filozofia kujton se të bësh kërkim historik është si të firmosësh një tender!

Pa u çliruar mendimi historik nga dogmat botëkuptimore staliniste të rrënjosura në dekada, pa një ballafaqim me kuptimin postmodernist të historisë, historia do të mbetet një përrallë nacionaliste, e veshur me propagandë ideologjike për pushtetin dhe e mbushur me paragjykimet e atyre që shkruajnë.

Kemi kohën për të parë rezultatin!

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img