Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
0kmh
75 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
26 °
Sht
25 °
Die
23 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

Artan Fuga ironi të thellë: Digitalbi e ka bllokuar Tv Klan nga unë apo të kthej TV-në se e kam brenda garancisë

spot_img

Lajme të ngjashëm

5624d04f540912e8bf656ed01f45cf08

Me nota të thella ironie ka reaguar akademiku i njohur Artan Fuga për largimin e Tv Klan nga platforma e Digitalb, pasi nuk arritën të rinovonin kontratën.

Akademiku pyet nëse të tjerët dinë gjë se përse i del ekrani i zi, apo nëse Digitalb ka vendosur ta bllokojë Tv Klanin vetëm për të.

Ai thotë se nëse është kështu do shkojë të kërkojë lekët blerjes së kartës vjetore të dixhitalbit mbrapsht, ndërkohë që po me ironi pyet se nëse nuk është ky problemi a ta kthejë televizorin e tij te Globus, sepse e ka brenda garancisë.

“Nuk di a di gjë AMA për këtë që pësojmë ne si klientë! Apo varja! Aman më thoni se në qoftë halli im t’a çoj për kthim televizorin tim te Globus, firmë serioze, sepse e kam brenda garancisë!”, shkruan ndër të tjera akademiku.

Reagimi i plotë në Facebook:

Nuk më del më tv Klan në paketën e Dixhitalbit!

A di gjë njeri?

Ju del juve?

Më del një ekran i zi!

Mundësitë që më shkojnë ndërmend mua :

– Më është prish televizori

– Më është prishur aparati i marrjes së sinjalit dixhital

– Më është prishur telekomanda

– Një dorë e keqe më ka bllokuar në antenë kanalin përkatës, do të filloj të hetoj midis komshive se kush është ngjitur në tarracë ditët e fundit

– Mos ka ndodhur ndonjë gjë andej nga ndërmarrja???

– Dixhitalbi ka vendosur t’a bllokojë tv Klan të merret nga unë

– Tv Klan më ka ekzorcizuar, pra më ka përjashtuar si pjesë e audiencës

Në qofshin këto dy të fundit unë dua lekët e blerjes së kartës vjetore të dixhitalbit mbrapsht sepse e doja edhe për tv Klan sepse më pëlqen ta shoh njësoj sikurse shoh edhe tv e tjera!

Nuk e mora kartën duke e paguar sa frëngu pulën të shoh ndonjë nga ato tv propagandistike që të sjellin zorrët në grykë kur i ndjek për gallatë nga niveli i lartë i servilizimit, nga paaftësia e paraqitjes së imazheve, nga shqipja shatra patra e banalizuar dhe e minimizuar në maksimum (!!!), dhe nga gazetaria e nivelit zero!

Nuk di a di gjë AMA për këtë që pësojmë ne si klientë!

Apo varja!

Aman më thoni se në qoftë halli im t’a çoj për kthim televizorin tim te Globus, firmë serioze, sepse e kam brenda garancisë!

Më shumë

spot_img