Tirana
light rain
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
65 %
2.1kmh
20 %
Enj
27 °
Pre
27 °
Sht
26 °
Die
25 °
Hën
28 °
E enjte, 8 Qershor, 2023

Artan Fuga fton Petro Koçin në debat publik: Ndryshimet e propozuara prej tij për akademinë e shkencave, ndërhyrje brutale e politikës

Lajme të ngjashëm

Akademiku Artan Fuga fton në debat deputetin socialist Petro Koçi, teksa shprehet se ndryshimet ligjore të përpozuara për tij për të ndryshuar ligjin në fuqi për Akademinë e Shkencave, janë një “ndërhyrje brutale e politikës ndaj kulturës dhe shkencës.

Fuga kërkon një debat televiziv me deputetin, por thotë se ky i fundit “fshihet” pas murreve dhe portave të ndërtesës së Kuvendit.

Sipas Fugës, propozimet për ndryshimin e ligjit për Akademinë e Shkencave, të bëra nga deputeti Koçi, shkelin etikën parlamentare dhe procedurat e ndërtimit të ligjeve.

Reagimi i plotë i akademikut Fuga:

Edhe njëherë thirrje për deputetin Petro Koçi dhe një lutje miqësore për mediat televizive!

E kam ftuar në debat televiziv deputetin Petro Koçi për të ballafaquar argumentet lidhur me iniciativën e Tij ligjore për të ndryshuar ligjin në fuqi për akademinë e shkencave!

Unë e sfidoj duke i thënë që ato ndryshime që z. Petro Koçi ka propozuar janë për ta përshtatur ligjin për persona të veçantë! 

Se me ato projektligje shkel etikën parlamentare dhe procedurat e ndërtimit të ligjeve!

Se po bën një ndërhyrje brutale të politikës ndaj shkencës dhe kulturës! 

Se si deputet ka detyrë diskutimin me faktorët e interesit që e kundërshtojnë dhe jo të “fshihet” pas mureve dhe portave të ndërtesës të Kuvendit!

Dil në debat zotëri!

Ftoj gazetarët dhe drejtuesit e informacionit në televizione që mundësisht t’i drejtohen zotit Petro Koçi me pyetjen se përse nuk pranon debatin, pse hesht, përse vepron pas krahëve të akademikëve?

Mua nuk më përgjigjet, po mediave a do t’u përgjigjet sikur gazetarët ta presin nesër para seancës parlamentare për ta pyetur dhe rregjistruar përgjigjen e Tij?

Gazetarë lutem ndihmojeni një akademik që e kundërshton arbitraritetin përballë një deputeti që hesht kur i drejtohen publikisht!

Nuk është për mua, nuk kam pasur kurrë ambicje për poste, por për të mirën publike, është etika minimale në hapësirën publike!

Më shumë