Tirana
clear sky
18 ° C
18 °
18 °
82 %
1kmh
0 %
Mar
26 °
Mër
20 °
Enj
20 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 11 Maj, 2021
spot_img

Artan Fuga: 25 prilli, bojkotim dhe zhvlerësim në masë i politikës. (Tregon ku gaboi opozita)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Akademiku Artan Fuga ka bërë një përshkrim të situatës së deritanishme, pak ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, ku dhe është mbyllur përfundimisht numërimi i votave në rang kombëtar për subjektet politike.

Në një lidhje skype për ‘News24’ Fuga tha se në këto zgjedhje ku morën pjesë më pak se 50% e votuesve, 8 vite me të njëjtën mazhorancë, kemi një bojkotim dhe një zhvlerësim të politikës në masë nga qytetari shqiptar.

“Në këto zgjedhje ajo që është më kryesorja, jashtë këndvështrimit të politizuar, është se qytetari nuk ishte në këto zgjedhje. Nuk është vullneti i qytetarit. Në këto 3-4 vite janë me qindra mijëra shqiptarë që janë larguar, kjo vetëm nga politika por dhe nga vendi. Janë qytetarët shqiptarë që kanë gjykuar se është e pamundur qe me vullnetin politik të ndryshojnë diçka. Unë nisem nga shifra, s’dua të bëj opinione. S’jam as opinionist e as analist. Shifrat janë këto që afërsisht madje rreth 59% e votuesve se kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar. Një pjesë e tyre, 10-15 % nuk kanë qenë në Shqipëri, nëse kemi të regjistruar 3.6 milionë, dhe në kuti kemi 1.6 milionë, ne na mungojnë 2 milionë. Nuk mendoj se nga vendi kanë ikur 2 milionë”, tha Fuga.

Duke u ndalur tek problemet e opozitës, Fuga tha se ajo nuk arriti që të shkonte tek qytetari i gjerë, tek ai që nuk merret me politikë, duke qendruar në bunkerin e militantizmit politik.

“Ajo që është problem, është se dhe opozita nuk arriti dot që të shkojë tek qytetari i gjerë, i cili nuk është i angazhuar si militant. Ai bën jetën e vetë si qytetar, dhe dihet që fatin e zgjedhjeve e përcakton ai qytetar që është indiferent ndaj politikës. PD nuk arriti dot të hyjë tek ky elektorat”, theksoi akademiku.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img