Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Arta Marku pret në zyrë zv.presidentin e Eurojust, çfarë diskutuan

Shkruar nga Newsbomb
Arta Marku pret në zyrë zv.presidentin e Eurojust, çfarë

Kryeprokurorja e Përgjithshëm Arta Marku takoi në zyrën e saj, zëvendës Presidentin e Eurojust Filippo Spiezia.

Mësohet se në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin e ardhshëm Gjyqësor me shtetet anëtare të BE.  Prokurori i Përgjithshëm znj Arta Marku e njohu  zëvendës Presidentin e Eurojust Filippo Spiezia me zhvillimet e fundit të Shqipërisë dhe gjendjen aktuale të saj nën dritën e reformës për drejtësi.

Sakaq, Spiezia nga ana e tij vlerësoi bashkëpunimin me drejtësine shqiptare, i cili është reflektuar në rritjen e çështjeve dhe përmirësimin e aftësive operacionale ndërmjet vendeve të BE. Ai i kerkoi Kryeprokurores Marku  të vazhdonte përpjekjet e saj  për funksionimin e marrëveshjes deri në Dhjetor 2019.    

Ky takim i organizuar nga PAMECA vjen pas marrëveshjes së   nënshkruar në 5 Tetor 2018 me Eurojust,  për përmirësimin e bashkëpunimit gjyqësor, për lehtësiminin dhe bashkërendimin e hetimeve dhe ndjekjeve penale ndërmjet Shqipërisë dhe një apo më shumë shteteve anëtare të BE-së për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll