


Ka shkuar në 4 numri i kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.
Pas prokurorit të Krimeve të Rënda, Olsian Çela, avokatit Lulzim Alushaj dhe prokurores së Apelit, Fatjona Memçaj, ka dorëzuar dokumentat edhe Arta Marku.
Marku është aktualisht kryeprokurore me mandat të përkohshëm por mesa duket synon tashmë një mandat 7-vjeçar.
Afati i fundit pet aplikimin për kryeprokuror është data 2 maj 2019.