Hapësire reklamuese

Politikë

Arta Dade synon Presidencën, ‘i shkel syrin’ LSI-së

Shkruar nga Newsbomb

Arta Dade do të jetë deputete edhe në legjislaturën tjetër. E ftuar në “Tonight Ilva Tare”, Dade tha se koalicioni me LSI duhet të vazhdojë sepse është një kolaicion që ka funksionuar. Por ndryshe është shprehur për PDIU.

Dade tha se PDIU nuk ka qenë në fushatën e 2013 me PS dhe kjo forcë kërkon pushtet për të konsoliduar partinë. Ky qëndrim i Dades afrohet më shumë me atë të LSI-së sesa me PS-në, pasi shumë zyrtarë të aleatit të Edi Ramës kanë kritikuar afrimin e parties së Shpëtim Idrizit.

Dade do të mirëpriste një Presidente grua dhe nuk do ta refuzonte nëse do të ishte ajo e propozuara.

Për mandatin

Unë besoj që duhet të jem deputete megjithatë ende ka muaj për ta menduar.  Deri tani janë puqur mendimet dhe vendimet e mia me ato të partisë.

Për koalicionin

Unë besoj që nuk ka arsye që të mos vazhdohet e njëjta praktikë sepse është një koalicion që ka funksionuar dhe po të marrim reformat, në mënyrë të veçantë reforma në drejtësi, kemi arritur në një pikë që ka arritur implementimi dhe kjo është njohur edhe nga partnerët startegjik, SHBA-BE. Vendimet merren nga forcat politike por unë për koalicionin me LSI do isha në favor për ta vazhduar se është një koalicion që ka funksionuar dhe është një bashkëpunim i natyrshëm. Nuk do të kisha të njëjtin mendim për forcën tjetër që na është bashkuar sepse nuk ishim së bashku në zgjedhjet e 2013 dhe shpesh herë duhet të menaxhojmë edhe situata të cilat mund të krijojnë probleme për partinë më të madhe sepse është një tentativë në Shqiëpri që forcat më të vogla kërkojnë të përdorin pushtetin për të konsoliduar partinë dhe duhet t’i shmangim këto.

Për Presidentin

Do ta mirëprisja që një grua të ishte në krye të shtetit sepse nuk i mungojnë Shqipërisë gra me personalitet që nuk bëjnë kompromise dhe që ngrihen mbi interesa partiake por nuk është një gjë e dhënë dhe tani duhet të rendim të gjejmë një grua. Unë do të parapëlqeja që të ishte një përfaqësues nga PS. Nëse mua më vjen propozimi nuk do të isha refuzuese nëse mendohet që mund të jem edhe për këtë detyrë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.