Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
39 %
5.1kmh
0 %
Enj
17 °
Pre
24 °
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
31 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Arta Dade: Nuk kam qenë asnjëherë dakord me Ramën si drejton vendin, unë refuzova të jem pjesë e …

spot_img

Lajme të ngjashëm

0d77ce3736a7342674089bb0663237dd

Ish-ministrja e Jashtme Arta Dade ka folur në emisionin ‘Tempora’ në lidhje me marrëdhënien e saj me kryeministrin Edi Rama, në kohën kur ai drejtonte vetëm partinë dhe tani që drejton dhe vendin.

Dade është shprehur se ka pasur vështirësi të jashtëzakonshme për të bashkëpunuar me Ramën, ndërsa ka theksuar se fakti që refuzoi të ishte pjesë e Kryesisë së PS, do të thotë se ajo nuk ka qenë asnjëherë dakord si ai drejton partinë dhe vendin sot.
 
‘Unë me zotin Rama edhe kur kam qenë në parti kam pasur vështirësi të jashtëzakonshme për të bashkëpunuar me të. Fakti që unë refuzova të jem pjesë e kryesisë, është fakti që nuk kam qenë asnjëherë dakord me atë si drejton partinë dhe drejton sot vendin. Të gjitha mendësitë e tij janë transferuar në drejtimin e qeverisë dhe të vendit. Qeveria drejton dhe vendin. Nuk jam dakord me atë që i dërgoi zt.Rama të vetëshpallurit President të Venezuelës në emër të popullit shqiptar. Kryeministrit nuk mund të shkruaj në emër të popullit shqiptarë sepse në emër të popullit shqiptar flet Presidenti. Kjo tregon se mendësitë e zotit Rama për drejtimin e vendit janë tejet të kufizuara. Neritani e tha me elegancë se drejton si artistë. Ka pasur artistë që kur hyjnë në politikë flasin si politikanë’, u shpreh Arta Dade.

 

Më shumë

spot_img