Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
72 %
2.6kmh
75 %
Enj
14 °
Pre
18 °
Sht
15 °
Die
15 °
Hën
13 °
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Arta Dade merr pjesë në homazhet për Moikom Zeqon: Të mos hidhërohemi që na iku, por të gëzohemi që e patëm

spot_img

Lajme të ngjashëm

Në orën 10:00 të ditës së sotme kanë nisur homazhet në nderim të akademikut të njohur Moikom Zeqo te Muzeu Historik Kombëtar.

Në ceremoninë e nderimit të Moikom Zeqos kanë marrë pjesë personalitete të shumta, mes të cilëve edhe ish-deputetja e PS, Arta Dade.

Ajo është shprehur se Moikomi do t’i mungojë jo vetëm miqve dhe familjarëve, por gjithë Shqipërisë, pasi ishte i jashtëzakonshëm në atë që bënte.

“Të mos hidhërohemi që na iku, por të gëzohemi që e patëm. Ka qenë nder që e patëm Moikomin mik. Lë një zbrazëtirë që nuk do të mbushte për shumë kohë. Do na mungojë në bisedat e ngrohta, por mbi të gjitha si njeri. Ishte i jashtëzakonshëm, përtej caqeve që mjaft kërkojnë ta fusin. Ai është një euridit, nuk ka lëndë që nuk ka dhënë kontribut të veçantë.
Do të kujtohet me respekt dhe dashuri, siç e meritonte. Kjo ceremoni tregon që Moikomin e duan të gjithë shqiptarët”, tha ndër të tjera Arta Dade.

104479349_266566064575514_1168088237102691297_n.png

Më shumë




spot_img








spot_img