Tirana
overcast clouds
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
23 %
3.6kmh
90 %
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
38 °
Hën
39 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

Arta Dade kundër kandidimit të Najada Çomos dhe Luljeta Bozos: Duhet të përzgjidhen njerëzit e duhur, jo çdo specialist në punën që bën mund ta fusësh në Parlament

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

4bb0decf50e4333df47bff6150aa7aff

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade, ka folur ditën e sotme për emrat e rinj që i janë bashkuar PS-së, mes të cilëve jasnë edhe profesoresha Najada Çomo dhe inxhinierja e njohur Luljeta Bozo.

Pikërisht për këto dy afrime të reja ish-deputetja ka thënë se nuk ëhstë bërë zgjedhja e duhur, pasi jo çdo specialist në punën që bën mund ta fusësh në parlament.

Sipas saj, këta persona janë më të domosdoshëm në vendin e tyre të punës se sa si deputetë, ndërsa shtoi se parlamentet kanë ardhur duke e ulur nivelin e cilësisë.

“Më vjen keq për shembull ke një specialist të shkëlqyer, grua qoftë burrë qoftë dhe drejton një institucion të rëndësishëm, jo për faktin që ke një specialist kaq të spikatur dhe që është kaq i suksesshëm në punën që bën ti mund ta marrësh atë dhe ta çosh në parlament

Vetë duhet të bësh përllogaritjet ku e gjen ti veten dhe a prish punë në këtë sektorin që ke drejtuar deri tani, siç është rasti tani që pam disa emra të spikatur, por që ata janë shitur në opinionin publik si specialistë mirëfilli.

Në qoftë se do të bëhet një bilancë tani, do të jenë më të spikatur dhe do të jenë më të nevojshëm, më të domosdoshëm në Parlament apo mund të jenë më të domosdoshëm atje ku drejtojnë sektorët e rëndësishëm, aq më tepër në kushtet e tanishme të pandemisë dhe të sfidave të jashtëzakonshme që ka jo vetëm Shqipëria, por gjithë njerëzimi në përballjen me pandeminë dhe impaktin që pandemia ka patur në ekonomi në anën sociale, në arsim, në shëndetësi, në shumë gjëra të tjera.

Unë besoj që parlamentet kanë ardhur duke u përkeqësuar në nivel të cilësisë. Tani është bërë vërtet parlamenti që shpesh njerëzit e mbyllin televizorin sepse nuk dëgjojnë asgjë, nuk ka debate mirëfilli, nuk ka debate për problematikën që ka vendi, nuk ka kritika qoftë edhe nga maxhoranca për qeverinë. Pra parlamenti nuk është në rolin e tij kushtetues sepse roli i parlamentit është vërtet të hartojë ligje, por është edhe të monitorojë ekzekutivin“, u shpreh Dade në emisionin “Fol me mua”.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img