Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
38 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
36 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Arta Dade kërkon vazhdimin e koalicionit me LSI: Me PDIU dhe FRD nuk do funksionojë, kanë pika të errëta

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

25ddfc0a5b45a329b6eed17620145894

Një nga zërat më të rëndësishëm dhe me më shumë ndikim brenda Partisë Socialiste, Arta Dade ka kërkuar vazhdimin e koalicionit me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

E ftuar në “Këndin e Ekselencës” në News 24, Dade tha se koalicioni mes PS dhe LSI është duke funksionuar, por diçka e tillë nuk ka për të funskionuar me partitë e djathta apo të qendrës, duke iu referuar PDIU dhe FRD. Madje, deputetja foli për pika të errëta që figura të këtyre dy partive kanë në karrierën politike.

“PS-LSI është një koalicion që funksionon. Por duhet të kemi parasysh se PDIU është parti e qendrës apo FRD parti e djathtë, kjo nuk do të thotë se ne nuk duhet të bëjmë koalcion me parti të krahëve të ndryshëm, por shpesh herë këto koalicione kanë treguar se nuk funksionojnë. Madje, këto parti kanë figura me pika të errëta në karrierë dhe këtu nuk po flas për Bamir Topin, i cili u zgjodh president me vota të trafikuara nga PS. Vërtetë PS është parti e madhe, por ne duhet të kemi parasysh dhe të përqëndrohemi te politikat e majta që duan njerëzit”, tha Dade.

Ajo theksoi gjithashtu se nuk është duke lobuar për postin e presidentit, megjithatë pranoi se do i pëlqente një propozim i tillë.

Dade foli edhe për kritikat ndaj ligjit për shërbimin diplomatik, duke zbuluar se kryeministri Edi Rama, ndonëse e mbështeti fillimisht, tani është duke treguar një lloji hezitimi në zbatueshmërinë e tij, për arsye se ambasadorë nuk po shkojnë ata që realisht duhet të shkojnë.

Deputetja Dade foli edhe për ish-kryetarin e PS, Fatos Nanon, të cilin e konsideroi një politikan liberal, por që asaj nuk i mungon për shkak të gabimeve të shumta që bëri në dy vitet e fundit kur ishte në qeveri.

Lexo edhe: Arta Dade kritikon koleget në Kuvend për takat e larta dhe çfarë mendon kur e konsiderojnë “grua të bukur”

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img