Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Art apo alienët? Një monolit i mistershëm zbulohet në mes të shkretëtirës në SHBA (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Monoliti i zbuluar në Utah, SHBA

Oficerët e departamentit të sigurisë publike në Utah të SHBA-së kanë zbuluar një objekt të mistershëm në zonën rurale të qytetit.

Ata ishin duke monitoruar popullsinë e kafshëve të egra nga helikopteri kur kanë vënë re objektin e pazakontë në mes të një gryke në zonën e Gurit të Kuq.

Pasi kanë zbritur ata kanë konstatuar monolitin prej metali me tre faqe dhe rreth 3.6 metra i gjatë. Ekuipazhi vuri re se objekti ishte ngulur fort në tokë, ndërsa nuk kishte shenja se mund të jetë hedhur nga lart.

“Ishte një nga biologët që e vuri re teksa fluturonim mbi të. Ai tha uaaaa kthehu pas! Dhe unë e pyeta “Çfarë”? Ai më tha shiko atje! Çfarë është ajo gjë?!”, tregoi një prej oficerëve që e inspektoi monolitin nga afër, raporton newsbomb.al

Ndonëse është e paqartë nëse monoliti është vepër e ndonjë artisti të panjohur, apo ndonjë artefakt alien, siç kanë nisur të aludojnë në rrjetet sociale, departamenti amerikan ka zgjedhur të mos e tregojë përgjigjen e saktë.

“Vendin e saktë nuk mund ta tregojmë pasi është një zonë shumë e shkretuar, dhe mund të shkaktohen probleme për kurreshtarët që tentojnë ta vizitojnë”, u shpreh departamenti.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll