Gani Beliu, portier i Kombëtares së të rinjve dhe arsimtar i njohur i Tiranës, është ndarë nga jeta mëngjesin e të dielës, 26 qershor. Lajmin e trishtë e jep ekonomisti dhe politikani Arben Tafaj, duke e quajtur Beliun “fisnik të Tironës”.
“E diela 26 qershorit 2022 erdhi me nje lajm te trishtuar per tironsit. Ne oret e para te mengjesit eshte ndare nga jeta GANI BELIU (MENIKU). Dhimbje è trishtim pafund per familjen, dy djemte Paridin e Andin, bashkeshorten Zonjen Shpresa, te afermit e fare fisin, miqt e shoket qe ai i kishte aq te shume”, shkruan ai.
Gani Beliu lindi në Tiranë më 25 janar 1936, në një familje të nderuar e të respektuar tiranase autoktone, me tradita të shquara atdhetare. Ai ka qenë portieri i Kombëtares së të rinjve, më pas ka punuar si arsimtar në Berat e në Tiranë.
Arben Tafaj: Lamtumire fisniku i Tirones lamtumire Gani Beliu
E djela 26 qershorit 2022 erdhi me nje lajm te trishtuar per tironsit. Ne oret e para te mengjesit eshte ndare nga jeta GANI BELIU (MENIKU). Dhimbje è trishtim pafund per familjen, dy djemte Paridin e Andin, bashkeshorten Zonjen Shpresa, te afermit e fare fisin, miqt e shoket qe ai i kishte aq te shume.
GANI BELIU lindi ne Tirane me 25 janar 1936 ne nje familje te nderuar e te respektuar Tiranse autoktone, me tradita te shquara atdhetare.
Fill mbasi kreu me rezultate te shkelqyera shkollen e mesme pedagogjikes, panvarsisht se ishte portier i kombetares se te rinjve, doli vullnetare per te dhene mesim ne rrethin e Beratit dhe me pas u kthye ne Tirane dhe punoi si arsimtar ne disa shkolla e nderkohe kreu me sukses studimet e larta ku u diplomua ne degen Histori-Gjeografi.
Pas viteve 90 – u shqua si veprimtar aktiv ne Shoqaten “Pronesi me drejtesi” dhe vecansrisht ne Shoqaten TIRANA ku per disa vjet ka mbajtur postin è sekretarit. Eshte nder te parer qe karyesia e Shoqates TIRANA e ka nderuar me titullin e larte “FISNIKERIA TIRANASE”.
Me ikjen e Ganiut nga kjo jete familjaret, shoket, miqte e te afermit humben njeriun e tyre te dashur, kurse Tirona humbi nje qytetar shembullor ne gjithcka, I PERJETSHEM KUJTIMI I TIJ.
