Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
37 %
0.5kmh
0 %
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
30 °
E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

ARSIMI/ Vlahutin: Integrimi në BE kërkon reforma, Nikolla: Rankimi i universiteteve në shkurt

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin tha sot se integrimi në BE ka kërkesa të larta dhe kërkon reforma në arsim. Kjo deklaratë nga ambasadorja u bë gjatë takimit me studentët për programin ‘’ERASMUS”, një program i edukimit të studentëve, kërkuesve shkencorë e pedagogëve në vendet e BE-së.

Sipas Vlahutinit, qeveria duhet të bëjë më shumë përpjekje për arsimimin, duke u përkushtuar më shumë tek reformat e nevojshme. “Shqipëria është një nga vendet kryesore në këtë program’’, ka komentuar Vlahutini.

Ndërsa ministrja e Arsimit dhe Sporteve Lindita Nikolla ka siguruar studentët e pranishëm se në shumë shpejt do të nisë puna me akreditimin dhe listimin e universiteve publike e private sipas cilësive. “Në fund të janarit, fillim të shkurtit do të ketë përmirësime cilësore në universitet. Agjencia britanike që do të akreditojë dhe rankojë universitetet publike dhe private, duke mundësuar një eksperiencë të re për agjencinë tonë të akredimit”, ka theksuar Nikolla.

Të pranishëm në këtë takim me studentët ishin edhe ministrja e Integrimit Evropian Klajda Gjosha dhe ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj, ku u prezantua edhe një projekt për të rinjtë në lidhje me hoteleri-turizmin.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img