Hapësire reklamuese

Aktualitet

Arsimi i lartë në vend, Basha krah Doris Pack: Zonja do të shokohet kur të mësojë se…

Shkruar nga Newsbomb

Kreu i PD Lulzim Basha është duke zhvilluar një takim me pedagogë dhe përfaqësues të arsimit të lartë në vend.

Në fillim të këtij bashkëbisedimi, ai ka prezantuar politikanen e njohur evropiane, Doris Pack.

Basha e ka cilësuar arsimin e lartë të përfshirë nga llumi, balta dhe korrupsioni.

‘Arsimi i lartë është përfshirë nga llumi, balta dhe korrupsioni. Ne do të bëjmë përpjekje, ne si PD së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë europianë, që të nxjerrim arsimin e lartë nga kjo llucë e korrupsion ku është mbërthyer’, tha Basha.

Në një moment Basha teksa ka folur për kërkimin shkencor i është drejtuar zonjës Pack.

‘Zonja Pack ndoshta e di, po në qoftë se nuk e di do të shokohet kur të mësojë që për të dhënë kërkimin shkencor duhet firma e ministrisë së Arsimit’, shtoi lideri i opozitës.  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu