Ministrja e Arsimit tregoi se gjithsej janë kontrolluar 200 shkolla pas rënies së tërmetit të tmerrshëm të 26 nëntorit, ku vdiqën dhe u shembën me qindra banesa.
Për ‘’Report TV’’, Shahini përmendi se ditën e nesërme do të jepet vendimi nëse do të rifillojë mësimi ditën e hënë, ndërsa nesër do të paraqitet dhe lista me shkollat e dëmtuara.
‘’Nesër bëjmë publike listën e shkollave të dëmtuara. Në Durrës janë kotnrolluar të gjitha shkolat. Ka shkolla të dëmtuara në Durrës dhe Kavajë. Inspektimet në zonat e tjera janë bërë sipas sinjalizimit të drejtorive. Janë kontrolluar gjithsej 200 shkolla. Nesër do të njoftojmë nëse do të fillojë mësimi apo jo të hënën. Universitetet janë autonome, vendosin vetë’’, theksoi ministrja e qeverisë Rama.