Hapësire reklamuese

Aktualitet

Arsenali i armëve të kapura në Greqi, policia helene nxjerr detaje të reja (ORGANIZIMI-ÇMIMI)

Shkruar nga Newsbomb
Arsenali i armëve të sekuestruara në Kretë

Në lidhje me arrestimin e 16 shtetasve që organizonin trafikun e armëve nga Shqipëria në Greqi kanë dalë detaje të reja.

Autoritetet greke raportojn se 5 shqiptarët e arrestuar organizonin grumbullimin e armëve në Shqipëri nëpërmjet rrjetit të organizuar me nëngrupe. Transporti merrej përsipër nga pala greke.

Sipas të dhënave, kostoja totale e sasisë së armëve të sekuestruara shkon në 232 mijë €. Arsenali u gjet në 14 shtator në automjetin e 54-vjeçari, i cili u arresua bashkë m 4 shtetas të tjerë të huaj. Për sa i përket skemës së transportit të armëve, materialet e siguruara transportoheshin nëpërmjet Maqedonisë së Veriut drejt kullotave të Epirit.

Mediat helene bëjnë me dije se 5 të huajt e arrestuar janë të moshave: 59, 55, 54, 42 dhe 31 vjeç. Nërsa arsenali i armëve të sekuestruar në Kretë është: 4 kallashnikovë, 6 karikatorë dhe 122.566 fishekë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu