Hapësire reklamuese

Politikë

‘Arsenal lufte’ në Vlorë! Balla: Thesar hetimor për të identifikuar ngjarje të vjetra

Shkruar nga Newsbomb
‘Arsenal lufte’ në Vlorë! Balla: Thesar hetimor për

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka shkuar sot në Vlorë për t'i shprehur policisë nga afër vlerësimet për aksionin e fundit, ku u gjet një arsenal armësh.

"Sa herë që kemi një punë të suksesshme edhe unë nuk dua të mungoj për t’ju uruar personalisht. Gjej rastin të falënderoj Ermalin, por mbi të gjitha secilin prej jush edhe këtë harmonizimin e punës që kemi pasur midis të gjitha skuadrave.

Balla gjithashtu kërkoi të intensifikohet puna parandaluese.

"Skuadra e Drejtorisë Vendore qoftë me Forcën Operacionale, qoftë me Sektorin e Krimeve, qoftë me "Shqiponjën" dhe mbi të gjitha pastaj dhe me RENEA-n. Jeni bërë një ekip dhe duhet të vazhdojmë të intensifikojmë gjithë forcën tonë parandaluese këtu në Vlorë, e cila është përgjegjësia juaj dhe këtë gjë e them kudo në Shqipëri për të mos lejuar që grupet kriminale të rikthejnë pasigurinë dhe padyshim që t’i dalin përpara çdo lloj forme të krimit dhe goditja e fenomenit të armëmbajtjes pa leje është një prej objektivave tona të rëndësishme", u shpreh ministri.

"Mos harroni asnjëherë që armëmbajtja pa leje është arsyeja e plotë e ngjarjeve të tjera kriminale. Goditja e djeshme është një fitore e rëndësishme, po të kemi parasysh që janë arritur të gjenden jo vetëm një arsenal i vërtetë armësh, por do ta quaj dhe një thesar pune hetimore qoftë për të identifikuar ngjarje të vjetra, por edhe për të parandaluar ngjarje të reja. Kështu që dua t’ju them shumë faleminderit nga zemra por dhe t’ju nxisë që të kemi rezultate si këto, të tjera sa më shpesh", apeloi Balla.

Në një konferencë për mediat, kreu i policisë së Vlorës Ermal Muçaj bëri me dije se në pranga ra Luciano Deraj, i dyshuar për lidhje me grupe kriminale dhe roli i tij ishte të ruante bazën e armatimeve. Deraj kishte kamufluar një banesë, në të cilën mbante armë të ndryshme.

Në kuadër të operacionit janë sekuestruar: snajper, pjesë përbërëse arme luftarake, pistoletë Zastava 10 mm me dy krëhëra, pistoletë dhe 40 fishekë 5.6mm, armë e kalibrit 12 mm, mina me celular, 7 kallëpe lëndë eksplozivi plastik, silenciatorë, 4 dylbi optike, 2 palë dylbi optike vëzhgimi, kuti plastike me 200 fishekë 9 mm, radiomarrëse me valët e Drejtorisë së Policisë Vlorë, targa makinash, çelësa makinash, maska, fenelina, veshje të ndryshme.

“Posedonte arsenal armësh dhe lëndë shpërthyese, anëtarë të grupit kriminal. Në kuadër të këtij operacioni, u bë e mundur arrestimi i një personi dhe sekuestrimi si më poshtë.

Snajper, armë luftarake, pistoleta, 7 kallëpe lëndë eksplozivi. Dylbi, aksesorë plotësues, sasi e madhe fishekësh, 45 krehra automatiku. Një sasi shumë e madhe municioni, aparate celularë, radio marrëse, antenë. Ftoj qytetarët të jenë më bashkëpunues me drejtësinë. I referohemi dy ngjarje kriminale, armët do t’i nënshtrohet ekspertizës. Do t’i nënshtrohen të gjitha provave. Janë të dyshuar për një ngjarje kriminale në Vlorë”-tha kreu i policisë së Vlorës në një konferencë për shtyp.

Policia deklaroi se dyshohet që armatimet janë përdorur për 2 ngjarje kriminale të ndodhura në Vlorë dhe nuk hodhi poshtë mundësinë që kjo bazë armatimi të jetë përdorur nga autorë për ngjarje e fundit kriminale. Kujtojmë se pak kohë më parë në Vlorë u qëllua me armë 22 vjeçari Gëzim Sinomati, mirëpo autori i krimit ende nuk është verifikuar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese