Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
88 %
2.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Arsenal armësh në vilën-bunker, Kujtim Çaushi është daja i Elton Deliut, “bosi” i drogës që u vra në Tiranë bashkë me nënën

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një arsenal i madh armësh të rënda u zbulua dje nga Policia e Tiranës në zonën e Kodër-Mëzezit, në një vilë në pronësi të shtetasit Kujtim Çaushi. Efektivët e krimeve shpërthyen muret dhe në një bunker disa metra të gjatë gjetën lloje të ndryshme armësh.

Gjatë kontrollit të ushtruar në garazhin 62-vjeçarit, , 1 automatik, 1 snajper me dylbi, 2 mitralozë, 2 silenciatorë, 2 granata hedhesë të lehta kundratank, 9 granata të tjera të llojeve të ndryshme, sasi e konsiderueshme municioni luftarak,3 automjete, njëri prej tyre i blinduar, 3 motomjete pa targa, 1 mjet lundrues “Jet ski”, 4 palë targa automjetesh shqiptare dhe të huaja, 2 fenelina policie dhe 1 paruke.

Sot, mësohet se Kujtim Çaushi është daja i “bosit” të drogës Elton Deliu, i cili u vra 14 vite më parë në Tiranë bashkë me nënën, në dhjetor 2008. Në atë kohë 32 vjeç, Deliu jetonte në zonën mbrapa Presidencës, në rrugën “Perlat Rexhepi”, dhe u vra bashkë me nënën Flutura Deliu nga persona të paidentifikuar dhe sot.

“Elton Deliu njihej si kontingjent krimi nga policia e kryeqytetit. Ai ka qenë më parë i arrestuar për trafikim droge, ndërsa ka qenë edhe “shënjestër” e një atentati por shpëtoi…”, tha në atë kohë Policia e Tiranës.

Katër vite pas vrasjes së tij, Prokuroria e Tiranës njoftoi sekuestrimin e disa pasurive në pronësi të Elton Deliut dhe nënës së tij, Flutura Deliu, të cilat e kalonin vlerën e 5 milionë eurove. Sipas organit të akuzës, këto pasuri ishin vënë nga aktiviteti kriminal i Deliut në fushën e narkotikëve.

Në qershor të vitit 2005 Elton Deliu u bë protagonist i një shkëmbimi zjarri që për më shumë se 20 minuta ka terrorizuar një lagje të tërë. Shkaku i sherrit ishte një konflikt në lidhje me një sasi heroine. Objektivi i atentatit i kishte marrë Deliut “mallin” dhe nuk i kishte dhënë paratë që i takonin.

Në vitin 2006 Policia e Tiranës njoftoi se kishte kapur dy të rinj me përzierës heroine. Mes tyre ishte edhe Elton Deliu. Policia deklaroi në atë kohë se lajmërimin për kapjen e Deliu dhe të riut F.K, kishte ardhur në rajon nga një taksist i cili kishte dalluar një pistoletë në automjetin me të cilin udhëtonin dy të arrestuarit.

Pas një kontrolli në banesën e të riut me iniciale F.K u gjet edhe sasia e lëndës narkotike, që për momentin u mendua se ishte heroinë. Pasi qëndroi për pak kohë në qeli, 32-vjeçari Elton Deliu u la i lirë. Burimet policore shtojnë se kishin dyshime se ai trafikonte drogës por një gjë e tillë nuk ishte provuar.

Fatkeqësitë e familjes Deliu

Viti – 2008/  Disa vite më parë, familja Deliu humbi kryefamiljarin. Ka qenë një aksident rrugor që i mori jetën babait të Elton Deliut, ndërsa mbeti i plagosur rëndë vëllai i tij më i vogël. Ky i fundit mundi t’i shpëtonte vdekjes nga aksidenti që pësoi bashkë me babanë e tij, por katër vjet më parë fati nuk ishte me të.

Ai po udhëtonte me motor pranë rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë bashkë me një shoqen e tij, kur u përplas te një pemë. Për pasojë dy të rinjtë mbetën të vdekur në vend.

Ndërkohë që dy vdekjet e familjes Deliu u dyfishuan ditën e djeshme. Kështu Flutura Deliu dhe djali i saj Elton Deliu mbetën të vdekur pasi persona të panjohur i ekzekutuan brenda në banesë. Elton Deliu është vrarë në derën e shtëpisë së tij me 11 plumba, kurse nëna ekzekutohet teksa po flinte.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img