Tirana
clear sky
-3.5 ° C
-3.5 °
-3.5 °
80 %
1kmh
1 %
Enj
8 °
Pre
10 °
Sht
9 °
Die
10 °
Hën
4 °
E enjte, 27 Janar, 2022

ARRSH u mbylli daljen në autostradë, deputeti Agron Duka krah bizneseve: Qeveria të marrë masa për rrugë dytësore, jemi në prag festash

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtuesit e bizneseve në krah të autostradës Tiranë-Durrës protestojnë për mbylljen e rrugëve nga ARRSH. Duke qenë se këto “pika” apo dalje direkte në autostradë ishin bërë burim aksidentesh, u vendos që të mbylleshin një javë më parë.

Mirëpo, bizneset e quajnë të gabuar këtë vendim dhe kërkojnë akses në rrugën dytësore në mënyrë që të vazhdojnë aktivitetin. Edhe deputeti i zonës Agron Duka, thotë se qevria duhet të marrë masa pasi jemi në prag festash dhe bizeset janë goditur rëndë nga pandemia.

“Duke ndjekur me vëmendje shqetësimet e qytetarëve të Durrësit dhe jo vetëm, konkretisht si Deputet i Durrësit, i bashkohem shqetësimit të madh që çdo biznesë po preket nga vendimi i menjëhershëm i ARRSH për mbylljen e akseve të rrezikshme që shpesh hërë janë bërë burim aksidenti.

Edhe pse në prag festash, edhe pse pandemia ka dhënë efektin e saj negativ, shqiptarët përballen dhe me vendimin e nxituar  të ARRSH duke mos i dhënë mundësi alternative që biznesi mos të shkojë në faliment. I bëjë thirrje qeverisë të marrë masa  në planifikimin e hapjeve të rrugëve dytësore në të cilën bizneset të kryejnë normalisht aktivitetin e tyre tregtarë dhe familjarë”, shkruan Duka.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img