Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
61 %
1kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
E martë, 27 Korrik, 2021

ARRSH njofton mbi situatën e rrugëve: Qarkullimi vetëm me zinxhirë në të gjithë vendin, ja akset më problematike

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

33c26e725a8e019e0ea015229aea1022

ARRSH ka bërë një njoftim zyrtar në lidhje me situatën e akseve rrugore.

Sipas njoftimit, rruga Milot-Lezhë është më problematike dhe është punuar gjatë natës. ARRSH apelon që të gjithë drejtuesit e mjeteve të lëvizin vetëm me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë̈ shpejtësinë dhe të respektojnë̈ sinjalistikën rrugore.

Njoftimi i plotë:

Problematika kryesore është rruga Milot–Lezhë, e cila ka patur borë shoqëruar me erëra shumë të forta, është punuar gjatë gjithë natës.

Aksi është i kalueshëm, përveçse një pjesë në kryqëzimin e Tales, ku kalimi realizohet me një korsi dhe po menaxhohet trafiku. Është punuar pa ndërprerje për pastrim e kriposje.

Në rajonin e Veriut, akset rrugore ku qarkullimi bëhet me zinxhirë: Sopot – Qafë Luzhë, B. Curri Valbonë, Krumë-Kukës-U.Zapodit, Kukës-Bushtricë (vasije), Kryqëzim Domaj-Draj Rec Krumë–Qafë Prush, Kryqëzim plepa – Kam, Kuben-Vasije, Peshkopi-Qafë Drajë, Peshkopi-Ushtelencë, Qafë Bualli-Krastë, Ura Matit(lapidari)-Lis, K/Ulëz-Ulëz, Trebishtë-Doganë, Qafë Mali-Fierzë.

Në rajonin qëndror qarkullimi bëhet me zixhirë në akset Krujë-Sari Salltik, në segmentet e Dajtit, në Prrenjas – Qafë Plloçë, në Rrugën e Stëblevës.

Në rajonin rrugor qarkullohet, me goma dimërore ose zinxhirë. Kontraktorët janë në terren  për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

ARRSH apelon që të gjithë drejtuesit e mjeteve të lëvizin vetëm me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë̈ shpejtësinë dhe të respektojnë̈ sinjalistikën rrugore.

Më shumë

spot_img
spot_img