Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
15 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
5 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

ARRSH njofton: Devijohet trafiku në Tiranë, këto janë akset ku nuk mund të kalohet sot dhe nesër

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Si pasojë e punimeve që do të kryhen mbrëmjen e sotme dhe nesër do të devijohet trafiku nga Ura e lumit Lana deri te kryqëzimi me zgjatimin e Bulevardit “Migjeni”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ARRSH njofton se kufizimi do të zgjasë prej orës 20:00 të mbrëmjes deri në orën 06:00.

Kështu automjetet që vijnë nga ish-sheshi Shqiponja, do të devijojnë vetëm majtas me destinacion rrethin e Pallatit me Shigjeta si dhe do të bllokohen degëzimet që lidhen me këtë aks dytësor në drejtim të rrugës “Tom Plezha”.

“Fillojnë punimet për shtresën e fundit të asfaltit në rrugët dytësore të Loti 2

Në datat 24-25.11.2021 gjatë natës do të kryhen punime në rrugën paralele perëndimore (krahu i pallateve) nga Ura e lumit Lana deri te kryqëzimi me zgjatimin e Bulevardit “Migjeni”.

Në këtë segment do të devijohet trafiku prej orës 20:00 të mbrëmjes deri në orën 06:00

Të gjitha automjetet që do të vijnë nga ish-sheshi Shqiponja, do të devijojnë vetëm majtas me destinacion rrethin e Pallatit me Shigjeta dhe do të jenë te bllokuara të gjitha degëzimet që lidhen me këtë aks dytësor me destinacion rrugën “Tom Plezha”.

Nuk do të lejohen parkimet e automjeteve në këtë aks”, thuhet në njoftimin e ARSH.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img