Hapësire reklamuese

Aktualitet

ARRSH jep njoftimin: Nga 27 marsi do ketë devijim trafiku në këtë segment

Shkruar nga Newsbomb
ARRSH jep njoftimin: Nga 27 marsi do ketë devijim trafiku në

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se duke nisur nga data 27 mars do të devijohet trafiku që lidh Unazën Lindore me rrethrrotullimin e TEG.

Rruga do të devijohet për të të realizuar rampën lidhëse Unaza Lindore në drejtim të Tiranës.

Pas përfundimit të rampës lidhëse, rruga që vjen nga Sauku për në nyjen TEG (rruga që kalon te Mai Tai Resort) mbyllet, duke shërbyer vetëm për bizneset e zonës.

Njoftimi i plotë:

⚠️Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se duke filluar nga data 27.03.2024 do të kryejë punimet në rrugën qe lidh Unazën Lindore me rrethrrotullimin e TEG?️ ku do të bëjë devijimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të trafikut, për të realizuar rampën lidhëse Unaza Lindore në drejtim të Tiranës.

Pas përfundimit të rampës lidhëse, rruga që vjen nga Sauku për në nyjen TEG (rruga që kalon te Mai Tai Resort) mbyllet, duke shërbyer vetëm për bizneset e zonës.

?Menaxhimi i trafikut do kryhet sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut.

?Kontraktori i punimeve në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese