Tirana
scattered clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
77 %
1kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
30 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm: Nesër nisin punimet në lotin e parë të Unazës së Madhe, ja si do të devijohet trafiku i mjeteve për një javë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se ditën e nesërme do të fillojnë punimet në lotin e parë të Unazës së Madhe në Tiranë. Sipas ARRSH  kjo fazë do të zgjasë për një javë, ndërkohë trafiku do të devijojë si më poshtë:

“Hyrja në Tiranë në drejtim të rrugës “Teodor Keko” do të mbetet e pandryshuar, ndërkohë që përmes një gjysmë rrethi do të kalohet përmes kësaj rruge drejt qytetit të Durrësit. I pandryshuar do të mbetet edhe kalimi nga rruga “Dritan Hoxha” drejt Durrësit, thuhet në njoftimin e ARRSH.

Njoftimi i plotë i ARRSH-së:

NESËR, MË DATË 27.03.2021, MBAS ORËS 20:00 FILLON FAZA 4-2 E PUNIMEVE NË LOTIN 1 TË UNAZËS SË MADHE.

– Kjo fazë parashikohet të zgjasë rreth 1 javë.

– Hyrja në Tiranë nga Durrësi drejt rrugës “Teodor Keko” mbetet e pandryshuar. Rruga “Dritan Hoxha”mund të aksesohet përsëri nëpërmjet rrugës “Abedin Rexha” me një sens lëvizje.

– Kalimi nga rruga “Teodor Keko” drejt rrugës “Dritan Hoxha” do të jetë i mundur dhe i aksesueshem.

– Nëpërmjet një gjysmë rrethi mund të kalohet nga rruga “Teodor Keko” drejt qytetit të Durrësit.

– Kalimi nga rruga “Dritan Hoxha” drejt Durrësit mbetet e pandryshuar me mundësi kalimi edhe nëpërmjet Galerisë Nr. 4 edhe nëpërmjet rrugës paralele.

165405016 1275144036213536 9087001995622809654 n

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img