Tirana
fog
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
93 %
1.5kmh
20 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
Sht
3 °
E martë, 18 Janar, 2022
spot_img

ARRSH bën njoftimin e rëndësishëm: Duke filluar nga kjo datë të gjitha “pikat e zeza” të aksidenteve do të mbyllen

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Duke marrë parasysh aksidentet e shumta që po ndodhin në vend, Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Tërritorit nga data 27 nëntor do të mbyllin të gjitha hyrje-daljet e rrezikshme të njohura ndryshe si “pikat e zeza” të cilat nuk plotësojnë kriteret.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ARRSH sqaron se bizneset që plotësojnë kriteret për të vijuar me ushtrimin e aktivitetit të tyre, por që nuk janë pajisur me autorizimin përkatës, duhet të përgatisin dokumentacionin sipas legjislacionit në fuqi dhe të aplikojnë tek e-albania.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM PËR MEDIAN DHE OPINIONIN PUBLIK

📍Në kuadër të përmirësimit të sigurisë rrugore Autoritetit Rrugor Shqiptar së bashku me Policinë Rrugore dhe Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në datën 27.11.2021 do të ndërmarrë një aksion për evidentimin dhe mbylljen përfundimtare të të gjitha hyrje-daljeve të rrezikshme, të cilat nuk plotësojnë kriteret sipas standardeve në rrjetin rrugor kombëtar.

👉Aksioni konsiston në mbylljen me mbrojtëse anësore metalike dhe hapjen e kanaleve anësore të mbyllura në mënyrë të paligjshme nga ana e bizneseve në anë të rrugës.

👉Bizneset të cilat plotësojnë kriteret për të vijuar me ushtrimin e aktivitetit të tyre, por që nuk janë pajisur me autorizimin përkatës, duhet të përgatisin dokumentacionin sipas legjislacionit në fuqi dhe të aplikojnë tek e-albania, link:

⚠Çdo projekt që do të paraqitet për hyrje-dalje, duhet të jetë i shoqëruar me një Raport Auditimi të Sigurisë Rrugore të përgatitur nga auditues i certifikuar.

#ARRSH #MIE #POLICIARRUGORE #IKMT

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img